Ballina Shëndeti Koronavirusi Flet mjeku shqiptar i infektuar nga Covid-19: Ja kur e kuptova që...

Flet mjeku shqiptar i infektuar nga Covid-19: Ja kur e kuptova që kisha virus! (Video)

Mjeku Arben Agolli u diagnostikua me virus bashkë me 1 mjek dhe 3 infermierë të tjerë në Dibër të Madhe në Maqedoninë e Veriut. Ai tregon momentet kur e mësoi se ishte pozitiv me Covid-19 dhe se si po kujdeset që të mund të shërohet.

“Prej dje pasi rezultova pozitiv, e mbylla zyrën dhe jam në shtëpi në izolim vetjak. Jam mirë, nuk kam shenjë klinike, ndihem mirë. Edhe tre infermierët, si edhe kolegu im, të pestë ndihemi mirë

E kuptova se kisha koronavirusin më datë 7 mars. Në spital kishim pacientë që rezultuan se dolëm pozitiv e na lindi edhe dyshimi. E pamë të arsyeshme t’i nënshtrohemi testit. I pari qe kolegu im. Ai manifestoi shenjat e para, pas vizitës që bëri, dy-tre ditë. E pamë të arsyeshme që kolegu të rrinte në shtëpi. Unë ndenja në spital në dy turne. Edhe vetë i bëmë testet. Ne i bëmë pardje, edhe dje morëm rezultatin se ishim pozitivë.”, tha ai për Euronews Albania.

Mjeku Agolli tregoi masat mbrojtëse që mjekët përdorin në klinikë në Dibër.

“Mjerisht në përdorim vetëm maskën, që unë mbaj edhe ën shtëpi për shkak të nënës dhe zonjës sime. Përdorim edhe dorashka dhe kapele. Por nuk kemi masa mbrojtëse më ë sofistikuara.

Përderisa ne punojmë jemi në kontakt me të sëmurët, pritej që mund të infektoheshim, edhe pse kur ne kujdesemi, duke larë duart dhe pastruar pavionin.

Ne sot bëmë një tjetër kontroll, bashkë me tre infermieret, na u komunikua që jemi mirë, të rrimë në shtëpi dhe për çdo shenjë që mund të shfaqim të jemi në kontakt me ekipin e infektologut dhe epidemiologut. Do t’ia dalim. Nuk e kemi të vështirë”

I pyetur nëse ka frikë, ai u përgjigj: “Nuk kam frikë, për vetë faktin se është një virozë. Kemi pasur edhe viroza të tjera. Nga 1 janari deri më 6 mars ne në ordinancën tonë kemi pasur jo më pak se 3 mijë vizita. Më shumë shqetësohem për nënë, se është në moshë të madhe, por jo për vete.”

@tn.lajmelokale
@tetovanews