Ballina Bota Finlanda tallet me protokollin e OBSH-së për koronavirusin: Organizata s’e kupton si...

Finlanda tallet me protokollin e OBSH-së për koronavirusin: Organizata s’e kupton si funksionojnë pandemitë

Një zyrtare e lartë shëndetësore në Finlandë ka hedhur poshtë një këshillë të Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO) për të testuar sa më shumë njerëz për koronavirus, duke argumentuar se një masë e tillë do të ishte plotësisht e palogjikshme kur lufton një pandemi.

Kreu i sigurimsë shëndetësore në Finlandë, Mika Salminen, shënjestroi idenë se ndalimi i përhapjes së Covid-19 kërkon testimin në shkallë masive.

‘Ne nuk i kuptojmë udhëzimet e OBSH-së për testimin. Ne nuk mund ta heqim plotësisht sëmundjen nga bota’, tha ajo, duke shtuar: ‘Nëse dikush pretendon një gjë të tillë, ata nuk e kuptojnë pandeminë.’

Duke përmendur furnizimet e kufizuara, Finlanda ka ngushtuar testimin e koronavirusit tek individët me rrezikshmëri të lartë dhe punëtorët mjekësorë.

Salminen u tha mediave lokale se depistimi i virusit duhet të bëhet aty ku do jetë efektiv, jo thjesht aty ku ka shqetësim për sëmundjen e frymëmarrjes.

‘Ata që mund të jenë të sëmurë në shtëpi nuk përfitojnë nga testimi,’ tha ajo.

Zyrtarja finlandeze vuri në dukje se administrimi i testit merr burime të vlefshme mjekësore dhe personel nga ata që kanë më shumë nevojë për të.

Finlanda ka 400 raste të konfirmuara të koronavirusit, por nuk ka vdekje të raportuara, sipas një raporti të përpiluar nga Universiteti Johns Hopkins.

@tn.lajmelokale
@tetovanews