Ballina Sport Europiani në rrezik, UEFA tregon skenarin e fundit

Europiani në rrezik, UEFA tregon skenarin e fundit

Anëtarja e këshillit të FIFA-s dhe drejtuesja e bordit ekzekutiv të UEFA-s, Evelina Christillin, ka folur në lidhje me idenë e shtyerjes së Europianit. Frika që mbizotëron në lidhje me koronavirusin dhe pezullimi i kampionateve ka gjetur krejtësisht të papërgatitur UEFA-n.

“Nuk pati asnjë vonesë në mbylljen e Champions Leagues dhe Europa Leagues, por në rastin e Europianit mendoj se duhet që t’i lihet kohë e përshtatshme kampionateve që të përfundojnë.

“Ne po mendojmë që kampionati Euro2020 të shtyhet për në vitin e ardhshëm”, – tha ajo. UEFa pritet të ketë një samit vendimtar ditën e martë që do të vendosë në lidhje me gjithçka.

VIDEO bonus:
Loading...