Ballina Bota Epiqendra e koronavirusit rinis lëvizjen: Kompanitë fillojnë gradualisht punën në Wuhan

Epiqendra e koronavirusit rinis lëvizjen: Kompanitë fillojnë gradualisht punën në Wuhan

Që kur u karantinua në fund të janarit, banorët e Wuhan-t, ku sëmundja Covid-19 u shfaq në fund të dhjetorit, kanë jetuar në izolim në lagjet e tyre, në një gjendje frike nga infeksioni.

Nga frika e një epidemie, lëvizja u ndal në qytetin kinez me 11 milion banorë, i cili i ngjante një qyteti fantazmë. Të gjitha lagjet u mbyllën me barriera dhe monitoroheshin 24 orë në ditë.

Lëvizja në qytet u bë pothuajse e pamundur. Vetëm shitësit dhe punëtorët e shpërndarjes lejoheshin të lëviznin.Banorët e qytetit gjithashtu ju bindën masave të rrepta të ndërmara për parandalimin e virusit.

Për herë të parë që nga janari, qyteti me një numër të madh të vdekjeve, njoftoi se nuk ishin regjistruar raste të reja urgjente të koronavirusit.

Lëvizja e njerëzve ka nisur. Banorët që jetojnë në zonat “pa rrezik” u lejohet të lëvizin përsëri në vendet e tyre të banimit, me kusht që të mos mblidhen.

Gjithashtu disa kompani të mëdha u lejuan që të rifillojnë gradualisht biznesin e tyre. (ordonews)

@tn.lajmelokale
@tetovanews