Ballina Aktualitet Dimitrovi apel qytetarëve: Ju lutemi mos udhëtoni! (VIDEO)

Dimitrovi apel qytetarëve: Ju lutemi mos udhëtoni! (VIDEO)

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në një konferencë për shtyp pranë qeverisë u bëri thirrje qytetarëve që këto dit të mos udhëtojnë dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme. Po ashtu iu bëri thirrje edhe qytetarëve që jetojnë dhe kanë leje qëndrimi në vende të ndryshme të Evropës dhe Botës të mos udhëtojnë gjatë kësaj periudhe sepse rreziku është shumë i lartë për t’u prekur nga virusi.“Ju lutem të mos udhëtoni. Pra një shtetas I Maqedonisë që nesër do të vendosë të udhëtojë diku do të jetë plotësisht e paqartë se kur do të mund të kthehet. Situata është e paparashikueshme. Gjithashtu apeloj deri tek qytetarët maqedonas që kanë qëndrim të rregulluar në një shtet tjetër që kanë shtëpi dhe jashtë shtëpie, në këtë periudhë krize, të mos I drejtohen atdheut- tha Dimitrov.Ministri Dimitrov tha se në mbledhjen e Qeverisë është diskutuar edhe për personat që kanë ngecur mes pikave kufitare. Sipas tij një problem I tillë ka lindur mbrëmë në vendkalimin kufitarë Serbi- Kroaci dhe pikën kufitare Hungari- Serbi. Në këtë të fundit informoi Dimitrov, kishin ngecur rreth 200 shtetas të Maqedonisë të cilëve tashmë u është siguruar mundësia për të ardhur në vendin tonë.

https://youtu.be/_FaaQquO0rI
@tn.lajmelokale
@tetovanews