Ballina Bota DETAJET: Miliona italianë në “karantinë”

DETAJET: Miliona italianë në “karantinë”

Të dielën një e katërta e popullsisë italiane ose rreth 16 milionë njerëz ndodhen nën izolim bazuar në një dekret të ri emergjence. Italia ka përjetuar më shumë vdekje si pasojë e COVID-19 se çdo vend tjetër jashtë Kinës.

Pas më shumë se 230 jetëve të humbura si pasojë e virusit, qeveria vendosi të bllokojë pjesën veriore të vendit, përfshirë rajonin e Lombardisë dhe atë që njihet si kryeqyteti financiar i Italisë Milano.

Gjithashtu qeveria vendosi të mbyllë 14 provinca të tjera, përfshirë rajonin e Venetos. Masat e reja të jashtëzakonshme u njoftuan nga Kryeministri italian Giuseppe Conte.

Vendimi pritet të ketë një ndikim të madh tek qytetet zakonisht tejet të gjalla e me shumë lëvizje si Milano, Venecia, Parma dhe Modena apo edhe të tjera.

Do të ketë rregulla të tjera për pjesën tjetër të territorit italian. Për Lombardinë dhe për provincat e tjera në veri, do të ketë ndalim për të gjithë që të lëvizin si brenda dhe jashtë këtyre territoreve si dhe brenda të njëjtit territor. Përjashtimet do të lejohen vetëm për nevoja profesionale, raste të jashtëzakonshme dhe çështje shëndetësore“, tha kryeministri i Italisë Giuseppe Conte.

Italia nuk ka provuar asnjëherë diçka sikurse kufizimet emergjerte të miratuara brenda natës, të cilat hynë në fuqi prej së dielës në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e COVID-19.

Shkollat dhe universitetet do të qëndrojnë të mbyllura në pjesën veriore të vendit deri më 3 prill dhe në pjesën tjetër të Italisë deri më 15 Mars, por këto data për disa zona në Itali mund të shtyhen.

Për pjesën tjetër të territorit italian, të gjitha llojet e shfaqjeve publike, shfaqjet teatrale, kinematë, si në ambientet publike ashtu dhe ato private, do të pezullohen gjithashtu. Në të gjithë territorin kombëtar kemi urdhëruar mbylljen e shkollave të vallëzimit, zyrave të basteve, sallat e lojërave, bingot, diskotekat apo edhe vende të tjera të ngjashme. Muzetë dhe institutet e tjera kulturore do të mbyllen gjithashtu“, tha zoti Conte

Restorantet dhe baret do të lejohen të qëndrojnë të hapura prej orës 6 të mëngjesit deri në ora 18:00 dhe do t’u kërkohet pronarëve të tyre t’i vendosin tavolinat një metër larg nga njëra-tjetra. Gjatë kësaj periudhe nuk do të lejohet asnjë shërbim në kishë, përfshirë ceremonitë për raste dasmash apo vdekjesh.

Papa Françesku nuk u shfaq në sheshin e Shën Pjetrit tët dielën, por lutjet e tij u trasmetuan nëpërmjet ekranesh të mëdha në shesh. Italia rezulton të jetë vendi më i prekur në Evropë nga koronavirusi dhe ka numrin më të madh të vdekjeve pas Kinës. Autoritetet italiane po përpiqen ende të kuptojnë zanafillën e epidemisë vend.

VIDEO bonus:
Loading...