Ballina Sport Chelsea përfundon në karantinë, Hudson-Odoi rezulton pozitiv me Covid-19

Chelsea përfundon në karantinë, Hudson-Odoi rezulton pozitiv me Covid-19

Covid-19 prek dhe Premier League. Chelsea me anë të një postimi në Faqen zyrtare të klubit, njofton se Hudson-Odoi ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

“Lojtari i ekipit tonë, Callum Hudson-Odio ka rezultuar pozitiv ndaj testit të Covid-19. Personeli i Chelsea që ka qenë në kontakt këtë kohë me lojtarin janë vetë futur në karantinë. Mes personave në karantinë do të jetë edhe e gjitha skuadra, stafi teknik dhe të gjithë bashkëpunuesit. Odoi shfaqi shenja të ngjashme me të prekurit nga Covid-19 që të hënën në mëngjes dhe që nga ai moment nuk ka zbritur më në stërvitje. Përgjigja e testit doli vetëm të enjten në mbrëmje dhe menjëherë u fut në karantinë. Pavarësisht se ka rezultuar pozitiv, Odoi është mirë dhe mezi pret të zbres në fushë sapo të jetë e mundur”, lexohet më tej në faqen zyrtare të klubit londinez.

@tn.lajmelokale
@tetovanews