Ballina Sport Çelsi shkatërron Evertonin, “djajtë” fitojnë derbin e Mançesterit

Çelsi shkatërron Evertonin, “djajtë” fitojnë derbin e Mançesterit

Çelsi ka fituar me rezultat të thellë ndaj Evertonit. Në një sfidë mes nxënësit dhe profesorit i fituar ka dalë Lampard i cili mposhti të besuarit e Ançelotit në Stanford Brixh me rezultatin 4-0.

Golat për “blutë” e Londrës u shënuan nga Mount, Pedro, Willian dhe Girud nga dy gola për çdo pjesë.

Në derbin e qytetit të Mançesterit triumfues kanë dalë “djajtë” të cilët rrëzuan në tapetin e blertë “qytetarët” me rezultatin e pastër 2-0.

Fillimisht Martial në minutën e 30 dhe më pas McTominay në minutën e 96.

Me këtë fitore Junajti i afrohet zonës evropiane duke shkuar në vendin e pestë me 45 pikë 3 pikë më pak se Çelsi.

VIDEO bonus:
Loading...