Ballina Aktualitet BESA DHE LSDM PRESIN FITORE TË MADHE EDHE NË POLLOG

BESA DHE LSDM PRESIN FITORE TË MADHE EDHE NË POLLOG

Në një takim të përbashkët me gazetarë përfaqësues të Lëvizjes BESA dhe LSDM-së bënë të ditur se koalicioni i tyre do të jetë fitues në zgjedhjet e 12 prillit, ndërsa sa i përket votave nga elektorati shqiptari ky koalicion pret që të dalë fitues edhe në njësinë e gjashtë zgjedhore, aty ku buron edhe legjitimiteti më i madh politik i partive shqiptare

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha, në preskonferencë të përbashkët me sekretarin e përgjithshëm të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM). Lupço Nikollovski, ka theksuar se koalicioni mes këtyre dy partive do të kontribuojë dhe forcojë edhe më shumë marrëdhëniet, edhe ashtu të mira ndëretnike.  “Të gjithë, veçanërisht  shqiptarët, masivisht ta mbështesin koalicionin tonë shumetnik, që është koalicioni për të ardhmen. Në koalicionin tonë nuk ka të mëdhenj dhe të vegjël, por vetëm se partnerë të cilët respektohen. Shqiptarët tanimë e dinë se ky koalicion ka dëshmuar në qeverisjes, dhe nuk ka më  pasiguri, intriga, sekretet e turbullime”, theksoi Hoxha. Ai sqaroi se koncepti i tyre për Ridefinim, që e kanë promovuar në zgjedhjet e kaluara parlamentare në vitin 2016, ka të bëjë me reformat që ndodhin e që do të ndodhin në vend, raporton KOHA.

Ndërsa, sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski deklaroi se koalicioni BESA-LSDM do ti fitoi zgjedhjet parlamentare, me çka sipas tij do të fitojë koncepti ‘Një shoqëri për të gjithë’. “Koalicioni fitues LSDM-BESA pretendon të fitojë më shumë mandate deputetësh në njësinë e gjashtë zgjedhore, e cila është edhe matës kryesor nga ku buron legjitimiteti i votuesit shqiptarë. Koalicioni do të shënojë fitore bindëse më 12  prill, ndërkohë që ripërtrirja e regjimit të kaluar, kriminaliteti dhe izolimi do të pësojnë disfatë”, potencoi Nikollovski në pres-konferencën e përbashkët me sekretarin e përgjithshëm të Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha. Ai shtoi se guximin dhe vizionin që e dëshmoi me koalicionin parazgjedhor Lëvizja BESA, do të shpërblehet nga votuesit në zgjedhje. “Së bashku jemi të angazhuar dhe përkushtuar në zhvillim të barabartë të gjitha viseve të vendit. Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit, si dhe reformat kyçe do të vazhdojnë. Integrimi në Bashkimin Evropian mbetet opsioni i vetëm, nuk ka alternativë tjetër”, tha Nikollovski. (koha.mk)

@tn.lajmelokale
@tetovanews