Ballina Bota BE në alarm, koronavirusi mund të infektojë 70% të popullsisë së Europës

BE në alarm, koronavirusi mund të infektojë 70% të popullsisë së Europës

Liderët e BE-së kanë mbajtur një telekonferencë të përbashkët nëpërmjet Skype, për të shmangur takimet kokë me kokë nga frika e virusit, ndërkohë që numri i të prekurve në Europë rritet dita-ditës. Ata vendosën të ndajnë të paktën 25 miliardë euro për të adresuar rënien ekonomike nga koronavirusi dhe të koordinohen për të ndaluar përhapjen e COVID-19.

Por edhe pse shumica e liderëve u munduan të shfaqeshin optimist pas bisedimeve, sinjalet nga Brukseli nuk kanë qënë aspak pozitive.

Pas telekonferencës me udhëheqësit e BE, kryeministri bullgar, Boyko Borisov  tha dy herë se një nga përfundimet e bisedimeve ishte se 70% e popullsisë së Europës mund të infektohej nga virusi.

Duke folur para kamerave në Këshillin e Ministrave të Bullgarisë të martën, Borissov tha se “Institutet më të rëndësishme në Europë dhe kolegët e mi, presin që 70% e popullsisë së Europës të preket nga ky virus.”

Në një postim të veçantë në Facebook, ai konfirmoi sërish lajmin, duke ngjallur jo pak panik mes qytetarëve.

“Sot, në video-konferencën me kolegët e mi të Këshillit Europian, u cituan analiza të specializuara që thanë se koronavirusi do të prekte më shumë se 70% të popullsisë së Europës”, shkruan kreu i qeverisë bullgare.

“Si rezultat, vendet anëtare do të marrin masa bazuar në këshillat mjekësore të OBSH-së në mënyrë që të zbusin pasojat për shoqëritë tona në tërësi”, shtoi ai.

Më shumë se 15,000 raste u raportuan në BE, Britani të Madhe dhe Zonën Ekonomike Europiane (EEA), dy të tretat e tyre në Itali, ku 631 njerëz humbën jetën pasi u diagnostikuan me koronavirus.

Presidentja i Komisionit Europian Ursula von der Leyen foli të martën me kryeministrin italian Giuseppe Conte dhe tha se BE do të diskutojë masat për të mbështetur vendin fqinj në ditët e ardhshme.

Me përhapjen e virusit që është duke shkaktuar një ngadalësim në ekonominë globale, qeveritë kombëtare dhe institucionet e BE dhanë një mesazh uniteti, duke premtuar në radhë të parë mbështetje për Italinë dhe vendet e prekura.

“Ne jemi të gatshëm të përdorim të gjitha instrumentet që janë të nevojshëm” tha ajo. “Në veçanti, BE-ja do të shpërndajë maska dhe dezinfektantë për të mbështetur plotësisht bluzat e bardha.

Cilat janë vendet më të prekura në Europë?

Përhapja e Covid-19 po rritet në të gjithë Europën, ndërkohë që vendet anëtare kanë rritur ndjeshëm numrin e testimeve.

Italia – e cila ka numrin më të madh të të infektuarve jashtë Kinës, ka më shumë se 10,000 të prekur dhe 631 të vdekur.

Franca ka raportuar 1,784 raste dhe 33 viktima

Spanja ka 1.689 raste dhe 36 të vdekur

Gjermania ka 1.200 raste dhe në dy të vdekur

Zvicra ka 476 raste dhe tre viktima

Mbretëria e Bashkuar ka 382 pacientë dhe gjashtë viktima

Holanda ka 382 raste dhe katër viktima

Të mërkurën, Belgjika, i cili ka 267 të infektuar raportoi vdekjen e saj të parë të lidhur me Covid-19.

@tn.lajmelokale
@tetovanews