Ballina Sport Barcelona harron Realin dhe merr përkohësisht vendin e parë

Barcelona harron Realin dhe merr përkohësisht vendin e parë

Barcelona ka marrë një fitore shumë të mundimshme në ndeshjen e radhës përballë Real Sociedad në kampionatin spanjoll të futbollit me rezultatin 1-0.

Ekipi mik kishte ardhur tepër i motivuar në këtë takim dhe tregoi edhe njëherë se nuk është rastësisht mes 6 më të mirave të këtij sezoni.

Barcelona u përpoq të çante gjatë gjithë kohës mbrojtjen e Sociedad, i cili ishte vendosur shumë mirë në fushë.

Zhbllokimi i ndeshjes u bë i mundur vetëm në minutën e 82 të takimit falë një penalltie të fituar për shkak të prekjes të topit me dorë në zonë, e cila u shndërrua në gol nga Messi.

Momentalisht Barcelona ka marrë vendin e parë në klasifikim në pritje të ndeshjes së Realit të Madridit përballë Betis.

@tn.lajmelokale
@tetovanews