Ballina Bota ANALIZA: Si gaboi Spanja në luftën kundër koronavirusit?

ANALIZA: Si gaboi Spanja në luftën kundër koronavirusit?

Spanja kishte një panoramë shumë të qartë në Iran, Itali dhe Kinë, por prapë se prapë e kapërceu numrin e vdekjeve në Kinë, një nga momentet më të errëta në historitë e fundit të këtij vendi.

Tashmë Spanja është kthyer vendi i parë në botë, për sa i përket numri të personave të vdekur. Ndërsa sëmundja e koronavirusit të ri lëviz drejt perëndimit, nuk e dimë se kush do të jetë vendi tjetër më i prekur.
Por çfarë shkoi keq?

Spanja nuk i mbylli shpejtë të gjitha kufijtë pasi mendoi se ishte shumë larg dhe sëmundja nuk do të arrinte kurrë atje.

“Spanja mund të ketë vetëm disa raste,” tha Fernando Simon, kreu i urgjencës mjekësore në Madrid më 9 shkurt. Gjashtë javë më vonë ai deklaroi lajmin se qindra njerëz kishin vdekur. Numri i të vdekurve është tre herë më i lartë se në Iran dhe Kinë.

Më 19 shkurt, 2.500 tifozë futbolli të ekipit Valencia u bashkuan me 40,000 mbështetës të ekipit të Atalantas për një lojë të “Champions League” në Bergamo ku Giorgio Gori, kryetar i qytetit ka deklaruar se ishte një ndër vendet e para ku shpërtheu virusi.

Në Spanjë, lojtarët e Valencias, tifozët dhe gazetarët sportivë ishin ndër të parët që u sëmurën. Arsyeja kryesore për përhapjen e shpejtë në Spanjë mund të jetë plotësisht e çmendur. Ka qenë një pranverë jashtëzakonisht e butë, me diell.

Në fund të shkurtit dhe fillimit të marsit, me temperatura mbi 20C (68F), kafenetë dhe baret e trotuarit të Madridit ishin të tej mbushura. Kjo do të thotë përqafim, puthje dhe takime shumë të gjata mes qytetarëve.

Më 8 Mars, vetëm një javë para izolimit të vendit, u zhvilluan ngjarje sportive, konferenca e partive politike dhe demonstrime masive për “Ditën Ndërkombëtare të Grave. Tre ditë më vonë, rreth 3,000 tifozë të ekipit Atlético de Madrid fluturuan së bashku për një tjetër ndeshje të Champions League në Liverpool.

Qeveria e udhëhequr nga Pedro Sánchez reagoi me vonesë. Vendit i mungonin pajisjet thelbësore, si ventilatorët, veshjet mbrojtëse për mjekët dhe testet e koronavirusit, të cilat janë akoma në numër të pakët.

Spanja ka një sistem të mrekullueshëm të kujdesit parësor, por spitalet e saj po bëjnë kohë që vuajnë nga kriza financiare. Ka vetëm një të tretën e shtretërve spitalorë në krahasim me popullsinë e saj. Kur Sánchez njoftoi se ai do të thërriste për ndihmë stafin e  urgjencës , kjo gjë i mori atij më shumë se 24 orë kohë, pasi ata jetonin në vende të ndryshme jashtë qytetit të Madridit. Koordinimi i dobët nënkupton që bashkia e Madridit kishte mbyllur universitete dhe shkolla në fillim të asaj jave, duke provokuar një atmosferë festash, ku baret dhe parqet ishin plot dhe shumë familje filluan të bënin edhe plazh.

Bllokimi total që filloi në 14 Mars është zbatuar në mënyrë efikase me gjobë policie dhe presion të lartë. Si rezultat, kurba e egër e vdekjeve nga Spanja do të fillojë të rrafshohet së shpejti dhe ministrat thonë se masat duhet të fillojnë të zbuten kur karantina të mbarojë në datën 11 Prill.

Megjithatë askush nuk pret të kthehet menjëherë në normalitet.

Kur të përfundojë e gjithë kjo, Spanja do të jetë jashtëzakonisht e brishtë.

Kur vendi u godit nga kriza financiare në vitin 2008, papunësia u rrit në 27%, borxhi publik u rrit gjithashtu dhe nisi në recesion i cili ishte ndër më të këqijat në Evropë. Mendohet se e njëjta gjë do të ndodhë edhe këtë vit.

Humbjet e vendeve të punës dhe ulja e pagave nuk do të tolerohen. Ekonomisti Toni Roldán ka llogaritur se Spanjës i duhen një hua prej 200 miliardë eurosh nga Mekanizmi Evropian i Stabilitetit (ESM). Kjo, megjithatë, duhet të presë.

Për momentin, Spanja duhet të luftojë virusin. Ky ka qenë momenti më i vështirë deri më tani, por mund të bëhet edhe më keq.(The Guardian, gazeta SI)

@tn.lajmelokale
@tetovanews