Ballina Shëndeti Koronavirusi ANALIZA: Kur do të fillojnë të japin efekt kufizimet dhe izolimi në...

ANALIZA: Kur do të fillojnë të japin efekt kufizimet dhe izolimi në shtëpi?

Kur Kina urdhëroi qytetarët të izoloheshin në shtëpi dhe mbylli pothuajse gjithçka, pak besuan se këto masa mund të funksiononin. Megjithatë efektet e para erdhën pas 12 ditësh, kur numri i të infektuarve filloi të ulej pak nga pak.

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë ditësh ushtrinë për të kontrolluar zbatimin e masave për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, ndërkohë që karantina kombëtarë po hyn në javën e dytë. Italia, vendet fqinje dhe e gjithë Europa kanë marrë masa ta ngjashme.

Por sa kohë do të duhet për të kuptuar nëse kufizimet funksionojnë? Një studim i Universitetit të Standfordit mund të na japë disa njohuri mbi përparimin e epidemisë sonë.

Analiza është përpiluar nga studiuesi Tomas Pueyo, 33 vjeç, ka mbledhur analiza të dhëna dhe tendenca të ndryshme të COVID-19 në të gjithë botën, duke u përqëndruar tek gabimet dhe strategjitë që po miratohen duke u nisur nga ajo që ndodhi në Kinë.

Numri i të prekurve në të gjithë globin është më i madh nga ai që kanë zbuluar autoritetet, pasi të paktën 20% e të infektuarve nuk shfaqin simptoma dhe e kalojnë virusin pa marrë mjekim.

Diferenca 12-ditore

Ajo që na tregon analiza është se midis 23 dhe 24 janarit (që nga izolimi i Uhanit dhe mbyllja e 15 qyteteve në Hubei) numri i të infektuarve arriti kulmin dhe më pas filloi të bjerë dy ditë më vonë.

Numri i të prekurve u rrit mënyrë eksponenciale për 12 ditë të tjera.  Pas masave, numri i rasteve të zbuluara nga autoritetet vazhdoi të rritej, por në realitet epidemia filloi të “përmbahej”.

“Deri në ditën e 12 pas izolimit, të infektuarit, duke pasur simptoma më të forta, shkuan te mjeku dhe përmirësuan sistemet e zbulimit të viruseve. Por rastet zyrtare, ashtu ato të paraportuara filluan të ulen në mënyrë graduale në ditët në vazhdim”.

Mos e nënvlerësoni fillimin e një epidemie

Fakti tjetër i rëndësishëm që thekson ky studim është se rastet e vërteta mund të jenë, në fillim të një epidemie, shumë më tepër sesa ato që kanë zbuluar autoritetet. Kur në Ëuhan u mendua se kishte 444 raste, në realitet numri i të infektuarve në realitet ishte 27 herë më e madhe

Veçori përbën Italia

Italia gjendet prej më shumë se dy javësh në izolim, por deri më tani epidemia ka ardhur duke u rritur. Sipas kurbës së infeksionit, koronavirusi në Itali pritet të arrijë kulmin në ditët në vazhdim dhe të pësojë rënie në fillim të muajit.

Një nga faktorët që ka cuar në një numër kaq të madh të infetuarish në Itali, lidhet me vonesën mes marrjes së tamponin dhe raportimit në platformën e dedikuar, veçanërisht në rajone. “Rritja  e epidemisë në dy ditët e fundit, duhet të interpretohet si vonesë në raportim dhe jo si përshkrim i përparimit të epidemisë”, shkruan “Corriere della Sera”. Megjithatë, numri i viktimave në Itali, ku vrtëm sot kishte gati 800 të vdekur, i ngjan një bilanci lufte.

Ajo që mund të themi, me siguri, duke u nisur nga trendi i kurbës së infeksioneve është se izolimi i qytetarëve dhe masat ekstreme sjellin përmbajtjen e epidemisë. Sipas “Corriere della Sera”, në fund të muajit Italia do të shohë rezultatet e para.

“Duke parë trendin e rasteve të Lombardisë, vërejmë jo një ulje, por të paktën një ngadalësim të lehtë në disa provincia por është ende herët për të thënë”, shkruan “Corriere”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews