Ballina Bota ANALIZA: Ç’duhet të mësojmë nga kriza e pandemisë

ANALIZA: Ç’duhet të mësojmë nga kriza e pandemisë

Kush do ta mendonte që në një ekonomi të lulëzuar, në një botë gjithnjë e më shumë në zhvillim, njerëzit do të përballeshin me një situatë të tillë si pandemia e koronavirusit të ri.

Lufta kundër kësaj pandemie është një sfidë e madhe për të gjithë njerëzit në botë. Ndërsa, izolohemi dhe praktikojmë distancimin shoqëror dhe përpiqmi të përshtatemi të gjithë dëshirojmë të kthehemi në jetën tonë të vjetër.

Por sipas psikologut Ronald E. Riggio, njëkohësisht dhe profesor i Udhëheqjes dhe Psikologjisë Organizative në Kolegjin Claremont McKenna në Kaliforni, do të ishte një turp i madh për njerëzimin nëse do t’i ktheheshin përsëri “normalitetit që ishin mësuar”.
Ai rendit pesë gjera që duhet të mësojmë nga kjo pandemi globale.

Çështjet e Shkencës

Është e pashpjegueshme se si në një epokë kur shkenca ka evoluar shumë, politika është gjithçka. Pavarësisht nëse ishte qeveria kineze ajo që fshehu sëmundjen, apo liderët perëndimorë injoruan idetë e shkencëtarëve për të marrë masa drastike, ne duhet të kuptojmë që gjithnjë çështjet e tilla rreziqet e mospërfilljes së zbulimeve shkencore do të ndikojnë shumë mbi ne.

Lidershipi autoritar nuk funksionon

Ne mund të përdorim Kinën dhe SHBA si vendet më të përparuara, për studime të ndryshme, por tashmë mund të kuptojmë se kemi hasur një dështim të udhëheqjes autoritare. Vendimi i dështuar i qeverisë kineze për të fshehur shpërthimin e koronavirusit dhe fjalimet e Presidentit Trump që janë tepër të ndryshme nga ajo që pretendojnë ekspertët e tij, tregojnë se kur vendimet të përqendrohen në një “kokë” të fuqishme, pa pasur informacionet e duhur, sapo kemi marrë recetën për të blerë një katastrofë të madhe. Njëqind vjet kërkime mbi udhëheqjen na tregojnë se lidershipi autoritar nuk funksionon mirë.

Lakmia dhe interesi vetjak janë armiqtë tanë më të këqij

Pavarësisht sëmundjes dhe vështirësisë së saj, ne po shohim që lakmia e njerëzve është gjëja më e keqe që kemi në shoqëri. Nuk mund ta mohojmë që gjatë kësaj periudhe ka pasur një sërë njerëzish që janë papjekur të hanë në kurriz të tjetrit. Nëse personeli mjekësor nuk mbrohet në mënyrë të duhur nga infeksioni, ose nëse disa nga bashkëqytetarët tanë rrezikojnë ekspozimin duke u përpjekur të plotësojnë nevojat e tyre, ne të gjithë jemi të humbur. Përtej pandemisë, hendeku në rritje ekonomik që vë në pah shtresat elitare dhe ato me pak të ardhura, është nj tjetër problem i madh që kërkon vëmendje.

Angazhimi i qytetarëve në shoqëri është i nevojshëm

Të gjithë ne votojmë rregullisht dhe më pas anashkalojmë çdo gjë që ndodh në shoqërinë ku jetojmë. Ne tërhiqemi dhe nuk i kuptojmë përfitimet që ka angazhimi i qytetarëve kur angazhohen. Mjekë dhe teknikë mjekësorë që po përpiqen të modifikojnë ventilatorët për të plotësuar me oksigjen më shumë se një pacient, vullnetarë që bëjnë pazar për persona të moshuar dhe me aftësi të kufizuara, e shumë persona të tjerë që po merren me çështje publike na kanë bërë të kuptojmë e duhet të jemi të dobishëm në shoqëri. Nëse lakmia është natyra e errët e njerëzve, altruizmi, të ndihmosh të tjerët, është ana e ndritshme. Mbi të gjitha, janë të qytetarët e angazhuar ata që i bëjnë vërtet gjërat, jo politikanët.

Ne nuk mund ta humbasim këtë mundësi për të mësuar dhe evoluuar.

Siç thonë historianët “ata që nuk mësojnë nga e kaluara, janë të dënuar që historia t’u përsëritet”. Nëse udhëheqësit nuk e shfrytëzojnë këtë mundësi për të mësuar nga kjo sfidë e pandemisë globale dhe ka të ngjarë që ata të jenë përsëri të papërgatitur nëse lindin probleme të reja. Mënyra më e mirë për të udhëhequr një krizë është përgatitja paraprakisht.
Ne po shohim probleme të mëdha të shkaktuara nga mungesa e përgatitjeve. Shumë fuqi dhe kontroll në një udhëheqës të vetëm është në dëm të shoqërisë, veçanërisht kur udhëheqësi nuk konsultohet gjerësisht me ekspertë dhe këshilltarë. Ne duhet të jemi më të angazhuar në shoqëri, në zgjedhjen e drejtuesve tanë dhe të flasim kur është e nevojshme. Ne duhet të mësojmë, të evoluojmë, nëse jo atëherë do përballemi me një tjetër krizë të madhe, kjo është e sigurt.(Psychology Today)

@tn.lajmelokale
@tetovanews