Ballina Kronika Aksident në Librazhd, 5 të plagosur, 2 prej tyre nga Maqedonia e...

Aksident në Librazhd, 5 të plagosur, 2 prej tyre nga Maqedonia e Veriut (Emrat)

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Librazhd, në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”.

Gazetari Fatmir Popja raportoi për “BalkanWeb” se 5 persona kanë mbetur të plagosur por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet fjalë për 4 gra dhe 1 burrë që kanë marrë plagë të ndryshme. Dy prej të plagosurve janë nga Maqedonia e Veriut.

Të plagosur

Bashkëshortët Xhevdet dhe Lirie Hajredini, 80 dhe 73 vjeç nga Shkupi
Sadete Balla 51 vjeçe nga Babrruja, Tiranë
Zeje Koçi, 50 vjeçe dhe Angjela Koçi 16 vjeçe nga Librazhdi

Neki Balla, 55 vjeç, bashkëshorti i 51-vjeçares nga Babrruja nuk ka dëmtime. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Informacion paraprak

Në aksin rrugor Librazhd- Elbasan, mjeti me drejtues shtetasin N. K., 32 vjeç banues ne Tiranë është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin Xh.H., rreth 60 vjeç, banues në Shkup, Maqedonia e Veriut.
Si pasojë janë drejtuesi i mjetit shtetasi Xh.H dhe katër pasagjerë të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin e qytetit Librazhd dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews