Ballina Aktualitet 6 raste të reja me koronavirus në vend, shkon në 18 numri...

6 raste të reja me koronavirus në vend, shkon në 18 numri i përgjithshëm

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, mbrëmjen e sotme në komunikimin e radhës mbi gjendjen e koronavirusit në vend tha se kemi edhe 6 raste të reja me virus duke e çuar në 18 numrin e përgjithshëm të të prekurve. Ai tha se sot janë testuar 12 persona të tjerë dhe 6 prej tyre kanë rezultuar pozitiv. Një person ka mbërritur mbrëmë në Aeroportin e Shkupit nga Barcelona me temperaturë të lartë dhe është vetparaqitur pranë autoriteteve mjekësore që ndodhen në aeroport, ndërsa 51 pasagjerët  e tjerë që ndesheshin në të njëjtin avion me të prekurin janë vetizoluar në shtëpitë e tyre. Po ashtu 4 persona janë transportuar gjatë ditës së sotme nga spitali i Dibërs drejt Shkupit duke e çuar në 13 numrin e të shtruarve në Klinikën Infektive të Shkupit, ndërsa 5 pacientë të tjerë ndodhen të shtruar në spitalin e Dibrës dhe janë në gjendje shëndetësore më të qëndrueshme.

@tn.lajmelokale
@tetovanews