Ballina Bota $2 trilionë dollarë—qeveria amerikane bie dakord për paketën më të madhe financiare...

$2 trilionë dollarë—qeveria amerikane bie dakord për paketën më të madhe financiare në historinë e botës

Presidenti Trump dhe shumica demorkatë në Kongres kanë arritur një marrëveshje, në orët e para të mëngjesit të mërkurës, për një paketë për nxitjen e ekonomisë prej $2 trilionë (2 mijë miliardë dollarë amerikanë).

Paketa ka për qëllim mbështetjen e familjeve amerikane për një periudhë katër mujore, fuqizimin e sistemit shëndetësor gjatë krizës në rritje, dhe mbajtjen në punë dhe stimulimin e ekonomisë amerikane.

Ajo është hartuar me synimin e kthimit të ekonomisë amerikane në punë me kapacitet normal brenda 12 prillit, Ditës së Pashkëve—qëllim i shpallur i Presidentit Tramp.

Sa rreth 43 për qind e buxhetit vjetor amerikan, ose sa 60 për qind e të ardhurave buxhetore amerikane (pjesa tjetër e buxhetit amerikan financohet me borxh), ajo është paketa më e madhe në historinë e Amerikës dhe të botës.

Për të krijuar një ide, ajo është afërsisht sa 200 herë prodhimi kombëtar vjetor i Shqipërisë ose sa rreth 450 herë buxheti vjetor i Shqipërisë.

Paketa përfshin:

— Një pagesë direkte në para në dorë për çdo amerikan në masën $1200 për person, por jo më shumë se $3000 për një famije me katër vetë.

— Rritjen e pagesës mujore të papunësisë për çdo përfitues me $600, nga e cila do ë ëprfitojnë të gjithë ata që kanë humbur punën këto ditë. Pagesa e papunësisë në SHBA ndryshon sipas shteteve, për shembull në Nju Jork është maksimumi rreth $2000 në muaj.

— Personat që nuk janë pushuar, por u është dhënë leje pa pagesë nga puna, do të përfitojnë përveç pagesës mujore të papunësisë edhe një pagesë prej $600 çdo katër muaj.

— $365 miliardë dollarë do t’i jepen biznesit të vogë vetëm për të paguar rrogat e punonjësve.

— $500 miiardë do të jepen si garanci për hua me interes të subvencionuar për bizneset e mëdha prodhuese.

— Pagesa të mëdha direkte do t’u jepet spitaleve që presin të kenë fluks të madh pacientësh me Covid-19.

— Dhjetëra miliardë dollarë për masa të tjerë lehtësuese do të jepen përmes Agjencisë Federale të Emergjencave Civile për agjencitë e menaxhimit të fatkeqësive natyrore në të gjitha shtetet amerikane.

Për të siguruar zbatimin me transparencë dhe efikas të kësaj pakete, do të krijohet posti i Inspektorit të Përgjithshëm dhe një Bord Mbikqyrës për të monitoruar pegesat ndaj kompanive, sikruse u bë në SHBA gjatë krizës financiare të periudhës 2008-2009.

@tn.lajmelokale
@tetovanews