Ballina Bota VIDEO/ “Ulje e ashpër”, aeroplani ndahet në tri pjesë jashtë pistës së...

VIDEO/ “Ulje e ashpër”, aeroplani ndahet në tri pjesë jashtë pistës së Stambollit

Një aeroplan ka rrëshqitur nga një pistë aeroporti në Stamboll, duke bërë që avioni të ndahet në tre pjesë, raportojnë mediat turke.

Ministri i Transportit të vendit Cahit Turhan ka thënë se askush nuk ka vdekur në përplasjen në aeroportin e Sabiha Gokcen të Stambollit, duke shtuar se incidenti ishte rezultat i një “ulje të ashpër”.

Ai gjithashtu tha se disa pasagjerë janë lënduar, transmeton KosovaPress.

Sipas televizionit NTV të Turqisë, fluturimi i Pegasus Airlines, që transportonte 177 pasagjerë, sapo kishte mbërritur nga qyteti i Izmirit.

Pegasus Airlines ka konfirmuar një aksident të ndodhur, por nuk ka dhënë detaje më.

Aeroporti është mbyllur, me fluturimet janë devijuar në aeroportin tjetër të qytetit.

https://youtu.be/_YMvCe_dleo
@tn.lajmelokale
@tetovanews