Ballina Aktualitet (VIDEO) ALTERNATIVA DHE ALEANCA PËR SHQIPTARËT NËNSHKRUAJNË KOALICIONIN

(VIDEO) ALTERNATIVA DHE ALEANCA PËR SHQIPTARËT NËNSHKRUAJNË KOALICIONIN

Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa zytarizuan sot koalicionin parazgjedhor duke nënshkruar në Shkup marrëveshjen politike. Liderët e dy partive politike, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi thanë se më këtë koalicion fuqizohet vota shqiptare dhe premtuan ndryshimin që do të vijë pas 12 prillit në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Motoja e koalicionit do të jetë “shtet për të gjithë”, me çka siç sqaruan Sela dhe Gashi, synohet barazia e plotë e shqiptarëve me maqedonasit dhe kthimi i drejtësisë së barabartë për të gjithë qytetarët e vendit.

 Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët

“12 prilli nuk do të jetë dita e cila do të bëjë që kjo marrëveshje e jona do të duhet të mos pushojë ekzistuari. 12 prilli është dita kur marrëveshja jonë do të marrë fuqinë, me votë nga shqiptarët 1 me 1 dhe 13 prilli do të jetë dita kur veç do duhet jetësuar ndryshimi dhe ajo ne të cilën e nënshkruam bashkë me Afrimin shtetin për të gjithë. Vlerësojmë se kjo është pikë e përbashkët e jona dhe e gjithë atyre të cilët ndihen të diskriminuar në Maqedoninë e Veriut. E vlerësojmë se nëpërmjet këtij sllogani ne do të depërtojmë të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut në mënyrë që këtë shtet ta bëjmë më të barabartë. Këtë shtet ta bëjmë më të drejtë që ky shtet mos të jetë i politikanëve dhe këstave të ndryshme, por të jetë i barabartë për qytetarët”.

 Afrim Gashi, kryetar i Alternativës

“Kur jemi këtu më lejoni të theksoj dy gjëra. E para është se bashkimi jonë i dy subjekteve shqiptare nuk e kam për qëllim hakmarrjen. Nuk e ka për qëllim nxitjen e vlla-vrasjes, apo nxitjen e urrejtjes së shqiptarëve tjerë apo komuniteteve tjera. Ne jemi këtu për t’u thënë se pas 12 prillit ne do të kujdesemi për të gjithë shqiptarët, pavarësisht cilën parti ata e votojnë. Ata duhet të ndjehen të sigurtë, se ne do t’ju shërbejmë atyre pavarësisht bindjeve të tyre politike  dhe bindjeve të ndryshme që ata i kanë.  Po bëjmë çmos që shtetin për tëq gjithë ta jetësojmë pas 12 prillit. Për neve më e rëndësishme dita që fillon pas 12 prillit, sesa ditët në vazhdim deri më 12 prill. Jam i bindur dhe besoj fuqimisht se fitorja me 12 prill do të jetë evidente”.  

Sela dhe Gashi thanë se shtyllat kryesorë të programit të këtij koalicioni do të jenë kthimi i drejtësisë dhe shtetit të së drejtës, reforma në gjyqësor, hapja e vendeve të reja të punës dhe përmirësimi i cilësisë së jetës.

Arben Zeqiri /SHENJA/

@tn.lajmelokale
@tetovanews