Ballina Kronika Video/ 15 grupe policore në terren, pamjet gjatë operacionit policor të koduar...

Video/ 15 grupe policore në terren, pamjet gjatë operacionit policor të koduar “Mezhgorani”

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet gjatë operacionit policor të koduar “Mezhgorani”, ku gjatë operacionit që ka zgjatur 6 muaj janë arrestuar, ndaluar dhe proceduar 53 shtetas.

Personave të arrestuar u janë sekuestruar sekuestruan 3 pushkë automatike me silenciator, 2 kallashnikov, 10 kallëpe tritol, 620 fishekë, 2 granata difensive, 71 krehër fishekësh, 20 automjete te markave të ndryshme, 40 telefona celular, dokumente noteriale, kontrata, certifikata pronësie të ndryshme, rreth 130 kg kanabis, shuma parash prej 10 milion lekësh, 7500 euro, si dhe 3500 euro të dyshuara të falsifikuara.

Në këtë operacion u angazhuan 15 grupe të reparteve të FNSH Shkodër, Fier e Tiranë, Forca e Posaçme Operacionale në Policisë e Shtetit dhe shërbimet e DVP Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e Shkodër.

Mes të ndaluarve është edhe pronari i UET-së dhe botuesi herri Çili, biznesmeni Sait Fishta e dhjetëra persona të tjerë.

https://youtu.be/uUUANUUT9_Q

https://youtu.be/eoPdFqNMIDU

@tn.lajmelokale
@tetovanews