Ballina Kronika Të paktën 3 të arrestuar nga aksioni i policisë në Krushopek të...

Të paktën 3 të arrestuar nga aksioni i policisë në Krushopek të Sarajit

Nga informacionet e para që vijnë nga operacioni që po zhvillohet në Krushopek të Sarajit kundër një sasie të madhe droge (jozyrtarisht 1,3 ton) janë arrestuar të paktën 3 persona, 2 shoferë dhe 1 magazinier që punonin në magazinën e frutave ku u gjet edhe droga. Ndërsa informacionet e para jozyrtare thonë se droga është kapur në brendësi të një kamion me banane që ka hyrë dje nga Mali i Zi në Shkodër (Shqipëri) dhe ka dalë po dje nga dogana e Qafë Thanës për në Maqedoni.

Informacionet e para po ashtu thonë se kokaina fillimisht ka ardhur nga Kolumbia (Amerika e Jugut) në Bar (Mal i Zi) e duhej të përfundonte në Koper (Slloveni). Kamioni është me targa të Maqedonisë dhe gjendet i bllokuar nga policia në magazinën e frutave në Krushopek të Sarajit./Alsat

Në përditësim….

@tn.lajmelokale
@tetovanews