Ballina Kronika Studenti shqiptar në Itali ndërron jetë papritur, ndërsa ishte në mësim

Studenti shqiptar në Itali ndërron jetë papritur, ndërsa ishte në mësim

Një student shqiptar në Itali ka humbur jetën papritur teksa ishte në shkollë. Mediat italiane raportojnë se 19-vjeçari shqiptar Osvaldo K. u ndje keq gjatë mësimit dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Mësuesit dhe studentët e tjerë thanë se ai kishte ndjerë dhimbje në gjoks. Edhe pse ndërhyrja e mjekëve ishte e shpejtë, fatkeqësisht i riu nuk mundi të mbijetonte.

19-vjeçari jetonte prej vitesh në zonën e San Vito Lo Capo. Prokuroria italiane ka nisur një hetim për shkaqet e vdekjes, ndërkohë që priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore.

Ky është rasti i dytë që një nxënës humbet jetën në shkollë në Itali. Pak ditë më parë, një 14-vjeçar ndërroi jetë në klasë për shkak të atakut kardiak.

@tn.lajmelokale
@tetovanews