Ballina Suplement Dossier Si u bë Tirana metropol? Popullsia u rrit nga 50 mijë, në...

Si u bë Tirana metropol? Popullsia u rrit nga 50 mijë, në 895 mijë banorë, në 100 vite

Tirana kryeqytet ka njohur një rritje dhe një zgjerim eksponencial në 100 vite, dhe ky zgjerim vihet re më së miri në aspektin demografik.

Mjafton të shohim 20 vitet e fundit për të kuptuar ndryshimin real, dhe fatkeqësisht, hendekun e madh të Tiranës me pjesën tjetër të qyteteve. Në vitin 2001, sipas të dhënave zyrtare, popullsia e Tiranës fiksohej në 596 mijë individë, ndërsa në 2019, në 895 mijë të tillë, pra një rritje me thuajse 300 mijë banorë, në masën 50%.

Kjo rritje drastike vjen në një kohë që këto 20 vite, popullsia e Shqipërisë pakësohej, pra Tirana rezulton në kah tërësisht të kundërt me lëvizjet demografike në rang republike. Kjo vjen kryesisht si rrjedhojë e faktit që në 20 vite është rritur ndjeshëm tendenca për të ardhur në kryeqytet, duke reflektuar edhe rritjen e peshës ekonomike të Tiranës. Krahasuar me vitin 1990 ndërkohë, kur popullsia e Tiranës ishte rreth 250 mijë banorë, rritja fiksohet në masën 258%, pra rritur me më shumë se 2.5 herë.

Në vitin 1920 ndërkohë, kur Tirana shpallej kryeqytet i Shqipërisë, paçka se nuk ka të dhëna zyrtare, burime të ndryshme flasin për një popullsi mes 40 dhe 50 mijë banorësh. Kjo do të thotë se në 100 vite kryeqytet, popullsia e Tiranës është rritur me thuajse 17 herë, në masën 1700%.(scan)

VIDEO bonus:
Loading...