Ballina Kronika Shtetasi i Kosovës ndërron jetë në korridorin e një hoteli në Mavrovë

Shtetasi i Kosovës ndërron jetë në korridorin e një hoteli në Mavrovë

Mbrëmë rreth orës 11:30 nga Qendra Urgjente e Gostivarit është denoncuar në SPB Tetovë se tek ata është dorëzuar i vdekur N.O (69) nga Republika e Kosovës.

Pas denoncimit, zyrtarët policorë kanë vizituar vendin e ngjarjes dhe pas bisedimeve të kryera me të afërmit e të ndjerit është vërtetuar se ai ka mbetur pa shenja jete në korridorin e një hoteli në Mavrovë, pasi fillimisht i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka rënë.

Prokurori Publik ka kryer inspektime në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorisë, trupi pa shenja jete është dorëzuar për autopsi.

VIDEO bonus: Tërmeti në Shqipëri VIDEO nga Tetova: MOTI: PUBLICITET: PUBLICITET:
Loading...