Ballina Aktualitet Shoferi i furgonit nga Italia, me simptoma të koronavirusit (VIDEO)

Shoferi i furgonit nga Italia, me simptoma të koronavirusit (VIDEO)

Shoferi i furgonit që ka transportuar gruan 50-vjeçare, e vetmja në vendin tonë për momentin e konfirmuar me koronavirus, ka simptomat e virusit. Shoferi është shtruar në spitalin e Strumicës dhe mjekët po bëjnë testimet.

Shoferi i furgonit këtë mëngjes për herë të parë ka pasur kollë dhe dhimbje gjoksi. Ai nuk ka pasur asnjë kontakt me persona të tjerë, as me familjarët sepse ishte vetizoluar. Pas paraqitjes së tij dhe tregimit se ai ka simptoma, ai është transportuar në një repart të përshtatshëm në seksionin e izolimit të spitalit të Strumicës– deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Ministri Filipçe njoftoi se personi nga Strumica i cili më 22 shkurt kishte mbërritur nga Italia Veriore nuk ka koronavirus. Ndërkaq gjendja shëndetësore e pacientes 50 vjeçare me koronavirus është stabile. Për momentin në izolim shtëpiak qëndrojnë 11 personat të cilët kanë qenë në furgon me të prekurën si dhe disa familjarë të tyre. Izolim i detyrueshëm shtëpiak i u është shqiptuar edhe dy shtetasve bullgarë të cilët qëndrojnë në Maqedoni me punë. Ata në periudhën kritike kanë qëndruar në Itali por kanë thënë se nuk kanë pasur kontakt me persona të infektuar.

Qeveria gjithashtu miratoi vendim me të cilin rekomandon anulimin e tubimeve masive.

 Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

 “Rekomandimi i Qeverisë ka të bëjë me mbledhjet më të mëdha publike të cilat planifikohen këtë periudhë, siç janë karnavali i Strumicës, ai “Proçka” dhe të ngjashme. Qeveria rekomandon që organizatorët e ngjarjeve sportive, deri më 6 mars të mbahen pa prezencën e publikut. Të njejtin rekomandim Qeveria e dedikon edhe për manifestimet e tjera më të mëdha argëtuese kulturore– shkencore”.

Numri i të prekurve nga Covid 19 ka arritur në rreth 82,000. OBSH ka konfirmuar raste të reja edhe në katër shtet të tjera të Evropës edhe atë në Estoni, Danimarkë, Holandë dhe Lituani. Pos këtyre shteteve edhe Nigeria ka konfirmuar rastin e parë. Numri i përgjithshëm i rasteve në rajonin e Evropës ka arritur 774, 650 prej të cilëve janë në Itali.

@tn.lajmelokale
@tetovanews