Ballina Kronika Sherr për parking në Tetovë, tre 24-vjeçarë nga Sellarca e Epërme denoncojnë...

Sherr për parking në Tetovë, tre 24-vjeçarë nga Sellarca e Epërme denoncojnë 32-vjeçarin

Dje (19 shkurt), në ora 14 e 45 minuta, 24-vjeçarët me inicialet B.A., A.A. dhe N.A., të tre nga Sellarca e Epërme, kanë denoncuar se një ditë më parë, rreth orës 21 e 30 minuta, në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, kanë qenë të sulmuar fizikisht nga 32-vjeçari D.D. i cili ka qenë me disa persona të tjerë.

Shkaku për këtë sulm fizik ka qenë zënka verbale lidhur me parkimin e veturave të tyre.

Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

VIDEO bonus:
Loading...