Ballina Lajme Rajoni SHBA, irritim me Beogradin: Anuloni transaksionet me Rusinë, përfshirë sistemin Pancir

SHBA, irritim me Beogradin: Anuloni transaksionet me Rusinë, përfshirë sistemin Pancir

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje të gjithë aleatëve dhe partnerëve që të heqin dorë nga transaksionet me Rusinë që mund të çojnë në vendosjen e sanksioneve përmes Aktit të Sanksioneve (CAATSA) “.

Kështu, Departamenti i Shtetit iu përgjigj pyetjes së Zërit të Amerikës në lidhje me shpërndarjen e pjesës së parë të sistemit raketor anti-aeroplan rus Pancir S1 në Serbi.

“Në diskutime me zyrtarë të lartë të qeverisë, ne kemi shprehur vazhdimisht shqetësim në lidhje me blerjen e pajisjeve ushtarake ruse nga Serbia, përfshirë blerjen e sistemit Pancir,” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Bashkimi Evropian ka thënë më parë se për të përparuar në rrugën drejt integrimit evropian, “Serbia duhet të përafrojë politikën e saj të jashtme me politikën e jashtme të BE-së, në përputhje me kornizën e bisedimeve”.

“Qeveria serbe e ka etiketuar integrimin në BE një përparësi strategjike për vendin. Ne presim që Serbia të veprojë në përputhje me angazhimet e saj,” tha Peter Stano, zëdhënës i Politikës së Jashtme dhe shefit të sigurisë të BE-së, Josep Borrell.

Marrëveshja për blerjen e sistemit të raketave Pancir S1 nga Serbia dhe Rusia u arrit gjatë një stërvitjeje të përbashkët ushtarake e mbajtur në tetor 2019.

VIDEO bonus:
Loading...