Ballina Aktualitet SHBA, e kënaqur me qendrimet e Ramës në Moskë: I tregoi “vendin”...

SHBA, e kënaqur me qendrimet e Ramës në Moskë: I tregoi “vendin” Lavrov-it (VIDEO)

SHBA është shprehur e kënaqur me qendrimet e kryeministrit Edi Rama në Moskë.

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, shkruan se ministri i Jashtëm rus është është përpjekur t’i imponohet Ramës, duke thënë se lidhjet e Shqipërisë me NATO-n, pengojnë marrëdhëniet me Moskën.

“Më 26 shkurt, Lavrov u përpoq të të tregojë se “detyrimet” e Shqipërisë ndaj NATO dhe BE pengojnë lidhjet me Rusinë. Edi Rama e korrigjoi: “Ne nuk jemi me NATO-në ose BE-në sepse jemi të detyruar të bëjmë, por sepse ne kemi zgjedhur dhe jemi krenarë që i përkasim asaj familjeje të madhe”. #NATOproud”, shkruan ambasadorja e SHBA në Tiranë, e cila momentalisht ndodhet në Uashington.

Më pas, Kim ka publikuar edhe një pjesë të “përplasjes” së Ramës me Lavrov.

Lavrov: “Ne nuk mund të zhvillojmë marrëdhënie aq intensivisht sa mundemi … por kryeministri përmendi detyrimet që ka Shqipëria ndaj NATO-s dhe SHBA-ve në veçanti, si aleati i saj …”

“Ne e dimë për synimet e Shqipërisë për të filluar procesin e anëtarësimit në BE … Unë besoj se Shqipëria mund të jetë një nga këto shembuj, kur detyrimet e tyre pengojnë marrëdhëniet miqësore, reciproke në tregti, investime, tregti dhe marrëdhënie ekonomike , bashkëpunim … ”

Rama: “Unë do të shënoj në CV-në time që kam korrigjuar dikur ministrin Lavrov. Nuk është detyrim, është zgjedhje. Ne nuk jemi në të njëjtën linjë me aleatët tanë të mëdhenj me NATO-n ose BE-në sepse jemi të detyruar ta bëjmë, por sepse kemi zgjedhur. .. ”

Rama: “… Askush nuk na detyron. Ne kemi zgjedhur dhe jemi krenar që i përkasim asaj familjeje të madhe.”

VIDEO bonus:
Loading...