Ballina Aktualitet Opinione Politika ledhatuese dhe katastrofale e BE-së ndaj Beogradit

Politika ledhatuese dhe katastrofale e BE-së ndaj Beogradit

Nga Enver Robelli 

– Serbia nuk mbështet sanksionet e BE-së kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Krimesë. Kjo është në kundërshtim me politikat e BE-së. Por BE hesht.

– Një ministër serb (M. Gjuriq) lavdëron politikat e përzemërta kineze ndaj pakicës myslimane të uigurëve.

Në të vërtetë raporte kredibile perëndimore qëmoti flasin për një terror të paparë kinez kundër uigurëve. BE e toleron edhe këtë politikë të jashtme serbe.

– Në gusht të vitit 2017 qeveria serbe hoqi vizat për qytetarë të Iranit. Gjoja për të stimuluar turizmin. Në fakt Iranit iu hoqën vizat në shenjë falënderimi që nuk e njeh Kosovën. Çfarë ndodhi? Mijëra iranianë nuk e shfrytëzuan Serbinë si destinacion turistik, por si trampolinë për të ikur në Europë. Tek pas presionit nga Brukseli, Beogradi ktheu regjimin e vizave për shtetas iranianë. Heqja e vizave ishte në kundërshtim me politikat e BE-së.

– Në Kuvendin e Serbisë zyrtarë të Krimesë dhe politikanë ultranacionalistë serbë kanë valëvitur «flamurin e Krimesë».

– Mercenarë serbë prej vitesh luftojnë në Ukrainë në krah të forcave proruse në kuadër të xhihadit ortodoks kundër qeverisë në Kiev.

– Në tetor të vitit të kaluar Serbia nënshkroi një marrëveshje për tregti të lirë me vendet e Unionit Ekonomik Euroaziatik. Edhe ky një veprim kundër BE-së.

– Nga territori i Serbisë në Mal të Zi janë futur kriminelë serbë dhe agjentë rusë për të rrëzuar presidentin Millo Gjukanoviq. BE nuk ka reaguar me ashpërsinë e duhur kundër kësaj përpjekjeje për grusht shteti në Mal të Zi. Ka madje edhe gazetarë nga Europa Perëndimore që njëjtë si propagandistët serbë thonë se tentimi për grusht të shtetit në Mal të Zi mund të jetë inskenuar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews