Ballina Aktualitet Policia informon se çka ka ndodhur në Tetovë dhe Gostivar gjatë 24...

Policia informon se çka ka ndodhur në Tetovë dhe Gostivar gjatë 24 orëve të fundit

Mbrëmë (27 shkurt), njëzet minuta pas mesnate, në Pirok të Tetovës, pjesëtarët e policisë nga Sekori i Punëve të Brendshme-Tetovë, e kanë privuar nga liria 22-vjeçarin E.Z. nga Reçica e Vogël e Tetovës, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe veturës së tij ,,Folkcvagen Golf5”, me targa të Tetovës, me të cilën kanë udhëtuar edhe tre persona të tjerë nga Reçica e Madhe dhe Kamjani, është gjetur kokainë.
Personi E.Z. është mbajtur në Stacionin policor të Tetovës dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të përgatitet parashtresa adekuate.

Mbrëmë (27 shkurt), rreth mesnatës, në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, pjesëtarët e policisë nga SPB Tetovë, e kanë privuar nga liria 23-vjeçarin V.Z. nga Tetova. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur marijuanë dhe rrizëll, me ç`rast ai është mbajtur në Stacionin policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Mbrëmë (27 shkurt) në ora 02 e 10 minuta, 51- vjeçari M.I. nga Pallçishti i Poshtëm i Tetovës, në SPB Tetovë ka denoncuar se rreth orës 01 e 30 minuta, deri sa ka qëndruar në kazino në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, ka qenë i sulmuar fizikisht nga 43-vjeçari G.I. nga Tetova, i cili me mjet të mprehtë e ka plagosur në dorën e majtë.
Merren masat dhe aktivitetet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Më 26 shkurt, në ora 18 e 40 minuta, 34-vjeçari R.Q. dhe 29-vjeçari G.Q. nga Tetova, në SPB-Tetovë, kanë denoncuar se në rrugën ,,Bidoje Smilevski- Bato” në Tetovë, gjysëm ore më herët, kanë qenë të sulmuar fizikisht nga pronari i kafiterisë dhe nga 44- vjeçari B.A. nga Tetova, të cilët gjatë sulmit kanë përdorur edhe mjete të forta. Në këtë përleshje, e cila ka ndodhur për shkak të mosëmarëveshjeve rreth parkimit të veturës, një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa tjetri ka kaluar vetëm me lëndime trupore.
Punohet në zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Më 26 shkurt, në ora 20 e 40 minuta, 45-vjeçari B.N. nga Tetova, në SPB Tetovë ka denoncuar se në qendrën sportive të shkollës fillore në Tetovë, vajza e tij e mitur ka qenë e sulmuar fizikisht nga një person gjithashtu i mitur, nxënës në të njëjtën shkollë.
Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.

Më 25 shkurt, rreth orës 20 e 40 minuta, në Bogovinë të Tetovës, pjesëtarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme-Tetovë, kanë privuar nga liria 30-vjeçarin N.A. dhe 28-vjeçarin A.A. nga Gradeci i Gostivarit dhe 19-vjeçarin B.U. nga Pallçishti i Poshtëm i Tetovës, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe ndaj veturës së tyre ,,Mercedes” me targa të Tetovës, me të cilën kanë qenë duke udhëtuar, është gjetur marijuanë.
Tre personat në fjalë, janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në Stacionin policor të Tetovës, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, me ç“rast do të përgatitet parashtresë adekuate.

Më 25 shkurt, rreth orës 20 e 15 minuta, në rrugën regjonale Tetovë-Jazhincë, në fshatin Neproshten, pjesëtarët e policisë nga SPB-Tetovë i kanë privuar nga liria 19-vjeçarin U.R. dhe 19-vjeçarin S.K. nga Tetova. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe veturës ,,Folkcvagen Golf” me targa të Tetovës me të cilën kanë qenë duke udhëtuar, është gjetur marijuanë.
Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar me ç`;rast do të pasoj edhe parashtresë adekuate.

Më 25 shkurt, rreth orës 19 e 20 minuta, në afërsi të udhëkryqit të rrugës së ,,Ilindenit” dhe rrugës ,,Kiro Ristovski” në Tetovë, është privuar nga liria 42-vjeçari G.R. nga Reçica e Vogël e Tetovës. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe bastisjes, e cila është kryer më vonë në shtëpinë e tij me urdhër të gjykatës, është gjetur marijuanë.
I njëjti është mbajtur në Stacionin policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

……
Më 25 shkurt, në ora 21.00, 26-vjeçari nga Tetova, në SPB Tetovë ka denoncuar se, një ditë më parë rreth orës 22.00, një person i panjohur i moshës rreth 40 vjeç ka kryer abuzim seksual ndaj vajzës së mitur të bashkëshortes së tij
Në koordinim me Prokurorin publik po merren masat për zbardhjen e plotë të rastit.
……
Më 25 shkurt, rreth orës 12.00, në rrugën ,,Vidoje Smilevski-Bato” në Tetovë, vetura e tipit ,,Folkcvagen Golf” me traga të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 53-vjeçari M.Z. nga Tetova, ka kasidentuar këmbësorët, 54-vjeçarin A.P. dhe 51-vjeçaren A., të dy nga Tetova.
Këmbësorët e lënduar janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, për t`u ofruar ndihmë mjekësore.
Në vendin e aksidentit, inspektim ka kryer ekipi nga SPB-Tetovë.

Më 23 shkurt, rreth orës 22 e 15 mimuta, në rugën ,,Strasho Pinxhur” në Tetovë, pjesëtarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë, e kanë privuar nga liria 18-vjeçarin A.B. nga Tetova, për arsye se gjatë kontrollit të kryer tek ai është gjetur marijuanë.
Personi në fjalë është mbajtur në Stacionin policorë të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Më 23 shkurt, në udhëkryqin e rrugës ,,Kiro Ristovski” dhe rrugës së ,,Lubotenit” në Tetovë, janë privuar nga liria dy persona të moshës 17-vjeçar nga Tetova.
Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe veturës së tyre ,,Mercedes” me targa të Tetovës, e cila ka qenë e parkuar, kurse të njëjtit kanë qëndruar brenda, është gjetur marijuanë.
Dy personat e mitur, janë mbajtur në Stacionin policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të përgatitet edhe parashtresë adekuate.
……
Më 23 shkurt, në ora 15 e 10 minuta, 49-vjeçari B.Q. nga Tetova, ka denoncuar se disa minuta më herët, në rrugën ,,Strasho Pinxhur” në Tetovë, përpara një objekti hotelerik ka qenë i sulmuar fizikisht nga 42-vjeçari F.I. gjithashtu nga Tetova.
Merren masat dhe aktivitetet për zbardhjen e plotë të rastit.
……
Më 23 shkurt, në ora 20 e 30 minuta, 18-vjeçari Sh.R. nga Zdunja e Gostivarit, në SPB Tetovë, ka denoncuar se rreth orës 19 e 30 minuta, në afërsi të një objekti hotelerik në fshatin Zdunjë, ku së bashku e kanë ndjekur një garë futbollistike, ka qenë i sulmuar fizikisht nga 46-vjeçari G.F. nga i njëjti fshat.
Rasti është duke u zbardhur dhe do të ketë parashtresë adekuate.
……
Më 23 shkurt, në ora 17 e 15 minuta, në SPB-Tetovë është raportuar për zjarr i cili ka kapluar dy kontejnerë mbeturinas të vendosura në rrugën ,,29-nëntori” në Tetovë, i cili me shpejtësi është përhapur dhe ka kapluar edhe një pjesë të veturës së parkuar ,,Reno Megane” me targa të Tetovës, pronë e 24-vjeçarit F.I. nga fshati Bozofcë e Tetovës.
Nuk ka pasur persona të lënduar, kurse me intervenim të Ekipit territorial kundër zjarreve-Tetovë, zjarri për një kohë të shkurtër është lokalizuar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews