Ballina Shëndeti Këshilla Për ju që keni prerë bileta, a është e sigurtë të udhëtoni...

Për ju që keni prerë bileta, a është e sigurtë të udhëtoni tani në Itali?

Gjatë një konference për shtyp të martën, Angelo Borrelli, kreu i agjencisë së Mbrojtjes Civile të Italisë, tha se qeveria italiane ka marrë masa të jashtëzakonshme për të luftuar përhapjen e koronavirus. Por zhvillimet e fundit në vendin fqinj, kanë bërë që shumë të rimendojnë edhe një herë nëse do të shkelin në këtë periudhë në tokën italiane.

A është Italia tani një vend i sigurtë për të udhëtuar?

Në konferencën për shtyp të hënën, Borrelli tha se mbetet e sigurtë për të udhëtuar në Itali, sepse shpërthimi i virusit është në një zonë të kontrolluar dhe nuk është përhapur jashtë saj.

Sidoqoftë, qytetet Codogno, Castiglione d’Adda, Casalpusterlengo, Fombio, Maleo, Somaglia, Bertonico, Terranova dei Passerini, Castelgerundo dhe San Fiorano në Lombardi dhe Vo ‘Euganeo në Veneto janë nën bllokim.

Njerëzit janë të ndaluar të largohen ose të hyjnë në zonat e prekura, pa autorizim. Si rezultat, rreth 100.000 njerëz në zonat e prekura të Lombardisë dhe Venetos po përballen me rregulla të rrepta për të udhëtuar.

Ndërsa zonat jashtë “pikave të nxehta”, të tilla si Firence dhe Milano, vlerësohet se janë të sigurta për t’u vizituar.

Kryeministri italian Giuseppe Conte u tha gazetarëve të hënën se një menaxhim “jo i duhur” i një spitali në veri të Italisë çoi në përhapjen e virusit në vend./L.F-dritare.net

@tn.lajmelokale
@tetovanews