Ballina Bota Parlamenti Evropian ndalon punonjësit që kanë vizituar Kinën ose Italinë të shkojnë...

Parlamenti Evropian ndalon punonjësit që kanë vizituar Kinën ose Italinë të shkojnë në punë

Të gjithë punonjësit e Parlamentit Evropian, të cilët kanë udhëtuar në Itali, Kinë, apo në vendet e prekura nga koronavirusi duhet të qendrojnë në shtëpi, sipas një emaili të brendshëm dërguar nga Parlamenti Evropian dhe parë nga Politico.eu.

Drejtori i Përgjithshëm i Personelit i PE, Kristian Knudsen lajmëroi punonjësit të qendrojnë në “vetë izolim” nëse ata kanë udhëtuar gjatë 14 ditëve të fundit në Lombardi, Piemonte, Emilia-Romagna ose Veneto, në Kinë (Hong Konge ose Makao), Singapor, dhe Kore të Jugut.

Në rajonin e Lombardisë përfshihet edhe Milano, qyteti me më shumë të prekur në Itali, rreth 200 persona të prekur.

“Nëse ndjeheni mirë dhe nuk keni pasur ose nuk dyshoni se mund të keni qënë në kontakt me një person të infektuar me koroavirus”, punonjësit nuk duhet të vijnë në PE, as në shërbimet e tij mjekësore, shkruhet në emailin e brendshëm të PE-së.

Gjithashtu, ai tha se personat që po qendrojnë në shtëpi duhet të gjejnë një mënyrë për të punuar nga shtëpia.

Stafit iu këshillua të masin temeperaturën dy herë në ditë. Nëse ata nuk shfaqn asnjë lloj simptome pas dy javësh, atëherë ata mund të vijnë në punë.

Ndërsa Komisioni Evropian veproi ndryshe. Të gjithë punonjësit të cilët kanë qënë në Kinë, Hong Kong, Makao do të punojnë nga shtëpia, të tjerët, përfshirë edhe ata që kanë vizituar Italinë, do të shkojnë në punë.


Burimi i informacionit: Politico.eu

Përkthyer nga Exit News.

VIDEO bonus:
Loading...