Ballina Bota Parisi në flakë! Protestuesit djegin stacionin hekurudhor “Gare de Lyon” (VIDEO)

Parisi në flakë! Protestuesit djegin stacionin hekurudhor “Gare de Lyon” (VIDEO)

Policia franceze ka evokuar stacionin hekurudhor “Gare de Lyon” në Paris, pas një zjarri të madh që shpërtheu, të shkaktuar nga protestuesit.

Udhëtarëve u është kërkuar që të largohen nga ndërtesa, të cilën e frekuentojnë më shumë se 90 milionë pasagjerë në vit. Flakët përfshinë ndërtesën rreth orës 6 pasdite, sipas orës lokale.

Policia ishte thirrur më herët, pasi ishte njoftuar për një protestë të organizuar nga kundërshtarë të regjimit, të Republikës Demokratike të Kongos, të cilët protestonin kundër një koncerti të organizuar nga këngëtari Fally Ipupa. Këngëtari 42 vjeçar njihet një mbështetës i presidentit të kongos, Felix Tshiombo.

Ndaj tij janë organizuar një valë protestash me qendër Parisin. Megjithatë pavarësisht shkatërrimit policia ka njoftuar se ata e kanë mundur të vendosin nën kontroll zjarrin. Deri më tani nuk ka ndonjë njoftim nëse zjarret do të shkaktojnë ndonjë ndërprerje të shërbimit të trenave “Eurostar” të linjës Londër-Paris, shkruajnë mediat e huaja.

VIDEO bonus:
Loading...