Ballina Aktualitet Nga Wuhani në Tiranë, Silva Doçi tregon historinë e pazakontë

Nga Wuhani në Tiranë, Silva Doçi tregon historinë e pazakontë

Silva Doçi është studentja shqiptare në Wuhan të Kinës, e cila shpëtoi për mrekulli të preket nga virusi, që është përhapur me shpejtësi në dhjetëra vende të botës e që ka marrë mijëra jetë njerëzish. Pas frikës në Wuhan, vështirësive për t’u kthyer në shtëpi e karantinës në Turqi, Silva ishte e ftuar në Dita Jonë mëngjesin e sotëm, ku tregoi aventurën e saj.

“Informacionet e para i morëm në fund të dhjetorit, por nuk u shqetësuam. Nga mesi i janarit, situata ndryshoi dhe informacionet ishin më të shumta dhe nisi izolimi.

Wuhani është një qytet me gjallëri. Motoja e tij është Wuhan çdo ditë ndryshe. Ishte një e papritur për të gjithë. Në ditët e para njerëzit vërshuan në supermarkete. Po ashtu, u rrit interesi për maskat, ku dhe atje çmimi u rrit. Unë u izolova në dhomën e konviktit. Në universitet nuk pati asnjë rast të konfirmuar.

Të kesh frikë nuk është turp. Duhet të ndjekim personat e kualifikuar për të na dhënë këshilla. Nga eksperienca ime, unë do të thosha që nëse koronavirusi do të shfaqej në Shqipëri, duhet të tregonim shumë kujdes me higjienën personale”.

Më tej, Silva tregon për aventurën e saj, e se si erdhi në Shqipëri. “Wuhani është mbyllur më 23 janar dhe aty nisën edhe shqetësimet e shtetasve të huaj për të gjetur mënyra për të dalë jashtë tij. Të gjitha shtetet filluan përpjekjet e tyre. Në rastin tonë duhej një shtet i fuqishëm për të ndihmuar. Nga Shqipëria qëllova të isha vetëm unë dhe Turqia po përpiqej të merrte shtetasit e saj dhe unë isha bashkë me ta. Unë kreva kontrollin në Wuhan dhe rezultova negative, por edhe gjatë rrugës mund të merrej virusi. Më pas, qëndrova për 14 ditë në Ankara, në karantinë. Ishte një spital që u rihap vetëm për ne”, tregoi Silva.

@tn.lajmelokale
@tetovanews