Ballina Top Lajm Ndërron jetë “vejusha e zezë” Nexhmije Hoxha

Ndërron jetë “vejusha e zezë” Nexhmije Hoxha

Ka ndërruar jetë gruaja e ish diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha.

Nexhmije Hoxha ishte bashkëshortja e sekretarit të Parë të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe ish drejtoresha e Institutit të Studimeve Studimeve Marksiste-Leniniste pranë Komiteti Qendror të PPSH-së.

Nexhmije Hoxha lindi më 8 shkurt të vitit 1921, në Manastir, por prindërit e saj ishin nga Dibra.

Në vitin 1928, familja e saj u shpërngul për t’u vendosur në Tiranë. Shkollën e mesme e kreu në Institutin Femëror Pedagogjik në Tiranë.

Pas çlirimit të vendit vazhdoi me korrespodencë studimet e larta në Fakultetin Histori-Filologji, dega Gjuhë-Letërsi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews