Ballina Aktualitet Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut konfirmon vrasjen e 22 vjeçarit...

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut konfirmon vrasjen e 22 vjeçarit nga Kosova në Shkup

Në një kazino të Shkupit, gjatë mëngjesit të sotëm ka ndodhur një plaçkitje e armatosur ku për pasojë dy persona kanë mbetur të vdekur.

Siç bën me dije Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut, njëri nga të vrarët është një 22 vjeçar nga Kosova.

“Më 15 shkurt të vitit 2020, në ora 04:47 të SPB Shkup, u denoncua se katër persona të armatosur kanë hynë në kazino në rr. ‘Magjistralja e Adriatikut’ në Shkup dhe kanë filluar të qëllonin ndaj të pranishmëve, duke goditur V.H. (22) nga Kosova, i cili ka vdekur në vendngjarje. Ndërsa, sipas denoncimit, B.N. (20) nga fshati Krushopek, Shkup, i angazhuar si sigurim privat në kazino, është goditur në kokë me kondak, pas së cilës ka ndërruar jetë. Sipas raportit, e kanë marrë qarkullimin ditor dhe janë larguar”, njofton Ministria e Brendshme maqedonase./Express/

VIDEO bonus:
Loading...