Ballina Aktualitet Meta “duartroket” Ramën: Edhe për reformën në drejtësi u dhanë 200 mln...

Meta “duartroket” Ramën: Edhe për reformën në drejtësi u dhanë 200 mln €, por ku janë?

Presidenti i Repuiblikës nuk e kurseu ironinë kur u pyet për shifrën 1.15 miliard euro që u mblodhën për rindërtimin nga tërmeti në konferencën e donatorëve që u mbajt në Bruksel. Në studion e emisionit “Open” në TCH, Meta tha se e duartrokiste angazhimin e vendeve të huaja, por edhe qeverinë shqiptare. Megjithatë nuk e la pa e thumbuar këtë të fundit.

“Një duartrokitje për të të gjitha vendet dhe organizatat që u solidarizuan me popullin shqiptar. Tani të punohet që këto para të shkojnë për të kaluar atë që pësuam nga tërmeti shkatërrimtar.

Qeveria? Unë jam gati të duartrokas edhe për qeverinë për çdo punë që ka bërë. Unë jam angazhuar edhe vetë për këtë punë. Unë kërkova që të merrej çdo masë për tërmetin që do ndodhte dhe pastaj kam bashkëpunuar me qeverinë duke u dërguar letra kryetarëve të shteteve dhe mbretërve.

Ajo që është bërë punë e mirë unë jam gati ta duartrokas, por transparenca është e nevojshme. Edhe për reformën në drejtësi u dhanë 200 milionë euro, por ku janë sot? Unë e duartrokita edhe qeverinë. Apo jo? Kaq para ama janë baraz me një PPP” – tha Meta. ©LAPSI.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews