Ballina Aktualitet Mblidhet Kuvendi i Kosovës, sot votohet për Qeverinë e Albin Kurtit

Mblidhet Kuvendi i Kosovës, sot votohet për Qeverinë e Albin Kurtit

Siç ishte përcaktuar dhe më herët, ditën e sotme Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në një seancë në orën 11:00. Dy krerët e partive, i LVV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa dje konfirmuan arritjen e marrëveshjes për koalicion, pas më shumë se dy muajsh negociatash.

Kurti në konferencën për media pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se janë dakorduar që qeveria e ardhshme t’i ketë 15 ministri, dy zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra. Kurti tha se janë marrë vesh për të gjitha çështjet.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas nënshkrimit të marrëveshjes në konferencën për media u shpreh se kanë arritur marrëveshje që është në dobi të Kosovës dhe është në interes të ndryshimeve që duhet të ndodhin në vend.

@tn.lajmelokale
@tetovanews