Ballina Bota Analiza Marrëdhëniet e hidhura midis Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor

Marrëdhëniet e hidhura midis Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor

Në sytë e vëzhguesve të huaj dhe të qytetarëve europianë, Bashkimi European po transformohet në një subject grotesk. Është një ndryshim i ngadaltë, por i pandalshëm. Faktet demonstrojnë pa kurrfarë mëdyshjeje se Bashkimi Europian sot është larg nga logjika politike dhe nga parimet mbi të cilat ngrihej, 16 vite më parë, “Premtimi i Selanikut”: e ardhmja e Ballkanit Perëndimor duhet të jetë në Bashkimin Europian.

Verën e kaluar Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Kryeministri hungarez Viktor Orbán kanë përkujtuar 19 gushtin e 1989, ditë në të cilën Hungaria, atëhere përej Perdes së Hekurt, la që të largoheshin 700 refugjatë nga Gjermania Lindore në udhëtim drejt Austrisë e lirisë. Pak kohë më pas ra Muri i Berlinit. Në këto vite Orbán ka qenë gjithmonë një kundërshtar i apasionuar i “politiksë së papërgjegjshme të hapjes ndaj refugjatëve” të Merkelit. Megjithatë, në rastin e festimeve të 1989, Kryeministri hungarez e ka lavdëruar në mënyrë eksplicite Kancelaren gjermane. Në përgjigje të këmbënguljes së Orbán lidhur me kapjen e dy vendeve pas “vlerave europiane”, Merkel ka theksuar se Europa do të jetë vërtet e bashkuar vetëm kur vendet e Ballkanit Perëndimor dë të jenë pjesë e Bashkimit Europian. Por premtimet e vjetra janë gjithnjë e më shumë të dyshimta, në Ballkan këto deklarata janë pritur me skepticizëm.

Në Selanik në vitin 2033 qëndrimi kundrejt Ballkanit Perëndimor ishte i optimizmit të madh dhe nuk bazohej mbi bindje politike, por mbi kritere, të qarta e të padiskutueshme, për kandidaturën dhe aderimin e një vendi në Bashkimin Europian. Atëhere vlen të kujtohet deklarimi i hidhur i një deputeti të majtë gjerman e cituar nga gazetat europiane vitin e kaluar: “Vetë Bashkimi Europian sot nuk do t’i çlotësonte kriteret për aderimin e tij”.

Gjendja e raporteve midis Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor nxjerr në pah një ngadalësim serioz në procesin e aderimit. Arsyet janë dy. Në radhë të parë janë çështjet e brendshme, që kanë ushqyer një lloj dinamike politike “kundëreuropiane”; pastaj, nga ana europiane ka një moskuptim të caktuar, i përzier me injorancë dhe me gabime në gjykim, karshi realitetit të Ballkanit dhe ndaj natyrës së armiqësisë lokale për të nisur reformat dhe avancuar në rrugën e integrimit europian. Logjika që shtyn liderët e rinj rajonalë nacionalistë e të korruptuar është e thjeshtë: çdo hap drejt Bashkimit Europian përfaqëson një hap drejt humbjes së pushtetit që mbajnë falë menaxhimit të keq, shfrytëzimit të pozicioneve, korrupsionit dhe një shteti të paralizuar.

Limitet e “Procesit të Berlinit”

Në dekadën e fundit tentativa më serioze për integrimin e vendeve ballkanike ka qenë i ashtuquajturi Proces i Berlini, konferenca e parë e të cilit është mbajtur në kryeqytetin gjerman më 24 gusht 2014. Në këto vite 10 vende të Bashkimit Europian – fillimisht Austria, Kroacia, Gjermania e Sllovenia, të ndjekur nga Franca, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Polonia, Greqia dhe Bullgaria – janë impenjuar formalisht për zhvillimin dhe integrimin e Ballkanit. Objektivi i iniciativës është mbështetja e e vendeve ballkanike – Shqipëri, Bosnje Hercegovinë, Kosovë Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Mal i Zi – në procesin e aderimit në Bashkimin Europian, si edhe inkurajimin e një bashkëpunimi më të ngushtë rajonal.

Megjithatë entuziazmi fillestar është ftohur pak pas samitit të parë të iniciativës, kur Presidenti i atëhershëm i sapozgjedhur i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker kishte sqaruar se gjatë mandatit të tij nuk do të kishte zgjerim të mëtejshëm. Në këtë pikë për elitat politike e rajonit procesi është bërë një çështje e brendshme. Kurse në Europë vëmendja është drejtuar ndaj problemeve të tjera të pazgjidhur, respektivisht të cilave Ballkani nuk ishte prioritet.

Duke shikuar me pas në 5 vitet e “Procesit të Berlinit”, duket qartë se objektivi nuk ishte një përfshirje më e gjerë e vendeve ballkanike në strukturat e brendshme dhe në organizimin e Bashkimit Europian. Përkundrazi, qëllimi ishte ai i vlerësimit të aderimit të tyre formale e teknike ndaj parimeve të Bashkimit Europian dhe i garantimit se kërkesat për të hyrë në familjen europiane qenë plotësuar në letër.

Shumë shpesh distanca nga realiteti ballkanik është lënë qëllimisht pasdore. Gjatë mbledhjeve që kanë shënuar “Procesin e Berlinit” nuk është këmbëngulur sa duhet lidhur me shtetin e së drejtës si kërkesë themelore për kandidatët e ardhshëm dhe anëtarët e rinj. Respektimi i shtetit të së drejtës është tradicionalisht një gurthemeli i proceseve demokratike në vendet që kanë një traditë të gjatë në lëmin e shoqërisë civile dhe respektimin e ndjenjës së shtetit.

Fatkeqësisht, kjo duket se vlen për Europën, por jo për Ballkanin. Në këtë rajon kastat në pushtet kanë krijuar një hapësirë manovrimit krejtësisht të tyren, sidomos në vendet e lindura nga shpërbërja e Jugosllavisë. Shumë qeveri janë impenjuar formalisht që t’i përshpejtojnë reformat, të zgjidhin kundërshtitë bilaterale, të avancojnë me pajtimin dhe të thellojnë bashkëpunimin rajonal. Por për vite me radhë paaftësia e kuptimit të parimeve elementare të shtetit të së drejtës dhe të respektimit të institucioneve është nënvlerësuar nga perëndimorët.

Shembujt janë të ndryshëm në secilin prej vendeve që aspirojnë të futen në Bashkimin Europian, ama kanë një emërues të përbashkët: shteti i së drejtës është gjithmonë fuqimisht e paplotë, sistematikisht disfunksionale dhe qëllimisht e anashkaluar. Fatkeqësisht, lidhur me çësthejn, përgjigjet e Bashkimit Europian nuk kanë qenë në lartësinë e duhur. Vëmendja e Brukselit përqëndrohet tek ekonomia, fitimet dhe tregu. Në këtë kuptim, Ballkani nuk ka ndonjë rëndësi prioritare. Natyra e problemeve të rajonit – e lidhur kryesisht me çështje historike – shpesh keqkuptohet. Por është mbi këto baza që duhet të kërkohen zgjidhje, duke mos u kufizuar në vlerësimin e respektimit formal të rregullave.

Progrese të bllokuara

Kriza në Bosnje Hercegovinë lind nga problemet që burojnë prej një shoqëri e shpërbërë. Në këtë shtet plurikombëtar e plurifetar marrëdhëniet e brendshme dominohen nga antipatia, konfliktet dhe mosdakordësitë e ushqyera qëllimisht. Më shumë se një vit nga zgjedhjet e tetorit 2018, organet legjislative dhe të qeverisë qendrore – nga parlamentet të Këshilli i Ministrave – nuk janë formuar akoma. Ky ngërç bllokon proceset e reformës lidhur me aderimin në Bashkimin Europian.

Nuk është koinçidencë. Pengesat janë arkitektuar nga liderët e 3 komuniteteve kombëtare ose, më mirë, nga partitë e tyre nacionaliste, që Brukseli i konsideron si partnerët e tij kryesorë. Problemi më serioz ka të bëjë me sistemin gjyqësor, që është nën kontrollin absolut të politikës. Kurse Brukseli mendon se reformat e realizuara janë domethënëse, duke treguar një cinizëm për të cilin opinioni publik është plotësisht i vetëdijshëm. Kështu, kandidatura zyrtare e Bosnje Hercegovinës është gjithnjë e më e largët dhe data e nisjes së negociatave me Bashkimin Europian është e paqartë. Liderët politikë kombëtarë janë të interesuar vetëm për të ruajtur statuskuonë, mënyra e vetme për ta ruajtur pushtetin. Çdo hap drejt Europës për ta mund të jetë fatal: faktikisht do të nënkuptonte një funksionim më të mirë të institucioneve shtetërore, të sistemit gjyqësor, të lirisë së shtypit dhe një reduktim të tensioneve etno – kombëtare.

Në Malin e Zi jemi në vitin e 7-të të negociatave, por vetëm 3 nga 32 kapituj të hapur janë mbyllur. Tashmë flitet edhe për një pezullim të traktativave nga ana e Bashkimit Europian. Shkaku është mungesa e progresit për sa u përket kapitujve 23 e 24 (sistem gkjyqësor, shtet të drejte, liri e siguri). Korrupsioni, siç e ka denoncuar Komisioni Europian në raportin e tij të majit, është i përhapur edhe në nivelet më të larta, megjithatë, midis viteve 2007 e 2020 vendi ka siguruar fonde europiane për më shumë se gjysmë miliardi euro.

Serbia ka hyrë në procesin e aderimit në Bashkimin Europian në mënyrë efikase. E ka siguruar statusin e kandidatit më 2012, ka nisur negociatat më 2014, ka hapur 18 nga 34 kapituj dhe ka mbyllur 2 të tillë. Megjithatë, njohja e munguar e pavarësisë së Kosovës përfaqëson një pengesë të pakalueshme. Mbështetja europiane, nëpërjet Procesit të Brukselit, një iniciativë ndërmjetësimi e nisur më 2011, nuk ka dhënë rezultate. Kësaj i shtohet fakti që ashtu si Kroacia, edhe Serbia kultivon një vizion ideologjik të së kaluarës jashtëzakonisht reaksionar, gjë që e komplikon më tej rrugëtimin e saj drejt një të ardhmjeje europiane.

Maqedonia e Veriut nuk i ka hapur ende negociatat e aderimit, edhe pse ka bërë lëshime të rëndësishme – e të dhimbshme – duke e ndryshuar emrin sipas kërkesës së Greqisë. Përmirësimi i marrëdhënieve të fqinjësisë midis vendeve të zonës ka qenë një prioritet i “Procesit të Berlinit”; qeveria e re e Shkupit e ka arritur objektivin edhe duke firmosur, në 2017, një Traktat Miqësie e Bashkëpunimi me Bullgarinë. Megjithatë, fillimi i negociatave të aderimit në Bashkimin Europian, edhe pse të rekomanduara nga Komisioni Europian, është ndërprerë prej vullnetit të Francës në qershorin e 2019.

Edhe në Kosovë procesi i afrimit me Bashkimin Europian ka ngecur. Ashtu si Bosnje Hercegovina, vendi nuk e ka akoma statusin e kandidatit dhe të dyja duket se bëjnë maksimumin për të qëndruar larg nga Bashkimi Europian. Në këtë Europa ka dështuar. Sot, për shkak të raporteve të komplikuara midis shqiptarëve e serbëve, të korrupsionit, të kriminalitetit dhe të radikalizmave të çdo lloji, Kosova është në pragun e kolapsit.

Shqipëria është zyrtarisht kandidate nga qershori i 2014, por problemet e brendshme, korrupsioni dhe pushteti i krimit të organizuar e pengojnë rrugëtimin e ndërmarrë. Zgjedhjet e parakohshme vështirë se do ta zgjidhnin situatën. As mendimi i favorshëm i Komisionit Europian duket se ka dhënë ndonjë ndihmë të madhe.

Një gjeopolitikë e re

Në Ballkanin Perëndimor shumë shpresonin se vendet më përpara në traktativa do të aderonin në Bashkimin Europian më 2025. Dukej logjike që respektimi i kritereve të aderimit ishtë një e dhënë e padiskutueshme dhe se Brukseli do të vazhdonte të tregonte interes për zgjerimin. Në këtë kontekst, deklarata e gushtit të kaluar e Kancelares Merkel ishte dukur inkurajuese. Por ndërkohë realiteti ka ndryshuar thellësisht: nga marrëdhëniet e reja midis Shteteve të Bashkuara dhe Europës tek faktori rus, nga roli i Turqisë tek zhvillimet në Lindje të Mesme, nga çështja e emigrantëve tek “riorganizimi” i marrëdhënieve brenda Bashkimit Europian dhe tek kufijtë e tij.

Marrëdhëniet gjeopolitike globale që përfshijnë Ballkanin po bëhen gjithnjë e më delikate. Shtetet e Bashkuara po kërkojnë ta rrisin influencën e tyre strategjike në rajon. Serbia dhe Bosnje Hercegovina janë dy vendet e vetme ballkanike për të cilat aderimi në NATO, me rëndësi të madhe për Uashingtonin, nuk parashikohet. Në Beograd, influenca ruse është direkte dhe eksplicite dhe në Bosnje, Republika Srpska (një prej dy entiteteve të vendit) ndan objektivat politike të Beogradit dhe pengon progresin në drejtimin europian. Turqia po kërkon haptazi tl rifitojë peshën e saj perandorake në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut. Serbi (sidomos në Sanxhak) dhe Bosnje Hercegovinë. Ndërsa mbi Sarajevën influenca është kryesisht fetare e kulturore, mbi Beograd është ekonomike. Veç kësaj, Kina duket në gjendje të mbushë me shpejtësi boshllëkun ekonomik të lënë nga Bashkimi Europian.

Optimizmi i moderuar që pavarësisht gjithçkaje mbijeton ushqen projekte të reja, si iniciativa e Organizatës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor dhe planet e bashkëpunimit ekonomik të forcuar, të diskutuar në samitet e Londrës e Poznanit e Procesit të Berlinit. Projekte të këtij lloji kontribuojnë padyshim në krijimin e një atmosfere pozitive nëpërmjet takimit dhe njohjes midis qytetarëve. Megjithatë, energjia negative që vjen nga politika – e interesuar ekskluzivisht nga mbijetesa e institucioneve të zhveshura nga kuptimi dhe e qeverive të korruptuara të mbështetura nga tensione etnike e sociale – është shumë më e fortë se optimizmi i të rinjve, që për pasojë edhe emigrojnë masivisht.

Ka shumë shembuj në jetën e përditshme politike të Ballkanit të mungesës së vullnetit politik në gjetjen e një zgjidhjeje ndaj problemeve që mund të ketë efekte pozitive mbi stabilitetin rajonal. Ja një. Kur organizatat e shoqërisë civile e vendeve ballkanike kanë vendosur të krijojnë një komision rajonal për të sqaruar faktet e lidhura me krimet e luftës dhe shkeljet e tjera të rënda e të drejtave të njeriut në ish Jugosllavi, duke mbledhur më shumë se gjysmë milioni firma, asnjë qeveri nuk e ka mbështetur iniciativën.

Përfshirja e qeverive rajonale në aktivitetet e “Procesit të Berlinit” është në rënie. Mungesa e perspektivave reale të aderimit e bën të vështirë zbatimin e dispozitave të samiteve të mëparshme. Gjithnjë e mës shpesh dhe sidomos në Bosnje Hercegovinë krijohet përshtypja se Bashkimi Europian nuk ka vullnetin politik për t’i përballuar seriozisht problemet e vendit dhe shtrembërimet lidhur me sistemin e tij absurd institucional. Realisht është në rritje bindja se intersi i vërtetë i bashkësisë ndërkombëtare është ruajtja e statuskuosë, gjë që u vjen për mbarë oligarkive në pushtet.

Kroacia në drejtimin e Bashkimit Europian

Gjurmë të asaj çka është thënë mund të individualizohen në procesin e integrimit europian të Ballkanit Perëndimor, në qëndrimet e vendeve të Bashkimit Europian ndaj zgjerimit dhe në raportet midis vendeve që po i afrohen Bashkimit Europian. Në rajon marrëdhëniet janë në pikën më të ulët nga koha e luftërave në ish Jugosllavi të viteve ‘90. Kjo vlen sidomos për raportet midis Kroacisë e Serbisë, midis Kroacisë e Bosnje Hercegovinës dhe midis kësaj të fundit e Serbisë. Edhe marrëdhëniet midis Serbisë e Malit të Zi janë shumë të këqija dhe as Beogradi, as Sarajeva nuk e njohin Kosovën. Në këtë kontekst, kërkohet të dihet se çfarë konturesh do të ketë presidenca semestrale e Bashkimit Europian, e filluar më 1 janar 2020. Vendi ka probleme praktikisht me të gjitha shtetet e rajonit, sidomos me Bosnje Hercegovinën, Serbinë e Slloveninë. Kufij të kontestuar, shpronësime që i përkasin epokës së Jugosllavisë dhe çsthje lidhur me të vdekurit e të zhdukurit gjatë luftës: çështjet e pazgjidhura janë ndryshe. Veç kësaj, në Bosnje Hercegovinë ka një antipati të fortë ndaj ndërhyrjes së Zagrebit në punët e brendshme të vendit.

Nga ana e saj, kroacia vazhdon që të mbështesë projektin e Unionit Demokrati Kroat të Bosnje Hercegovinës (Hdz Bih, nacionalist) për ta modifikuar ligjin elektoral në mënyrë që të favorizojë kandidatët e vet. Në thelb, strategjia e Hdz Bih reduktohet në mohimin total, të hapur dhe agresiv të çdo frymëzimi civil në organizimin e shtetit. Partia nuk fsheh as mbështetjen e saj ndaj forcave nacionaliste dhe ekstremiste të dënuara nga Tribunali Penal Ndërkombëtar i Hagës për ish Jugosllavinë. Refuzimi i vendimeve të saj inkurajohet publikisht, ndërsa liderët nacionalistë dhe ortakët kriminelë me ta përshëndeten si heronj.

Këto pozicione nuk janë më të izoluara, por janë pjesë e politikës së qeverisë kroate. Veç kësaj duhet nënvizuar se paralajmërimet e përsëritura të dërguara Kroacisë nga Bashkimi Europian janë injoruar sistematikisht. Është e vështirë që një politikë e kësaj natyre të mund të gëzojë besueshmërinë e nevojshme gjatë presidencës së radhës të Bashkimit Europian dhe sidomos që mund ta lehtësojë procesin e afrimit me Europën e vendeve të tjera ballkanike.

Po të marrësh në konsideratë situatën pas zgjedhjeve europiane të 2019, është e vështirë të parashikohet nëse ose në çfarë mase do të ndryshojë politika e Bashkimit Europian. Deri më tani asgjë nuk të bën të mendosh se në të ardhmen qëndrimi europian do të jetë ndryshe. Funksionimi i Bashkimit Europian po bëhet gjithnjë e më i ndërlikuar dhe ndryshime të reja strukturore duken të pamundur. Në tërësi, panorama politike ballkanike të kujton situatën që është krijuar në Europë e në botë: mungesë besimi, mangësi zgjidhjesh konstruktive dhe paaftësi për të shikuar nga e ardhmja. Veç kësaj, fatkeqësisht, Ballkani po bëhet gjithnjë e më shumë i prirur drejt së kaluarës dhe vazhdojnë të aplikohen “skema të vjetra” të caktuara në mënyrë destruktive.

Në këtë kontekst, vështirë të thuash së është e preferueshme të përshpejtohet procesi i zgjerimit në tërësinë e tij, me të gjithë problemet që do të sillte gjëja, apo të përjashtohen vendet liderët e të cilëve, boll që të qëndrojnë në pushtet, nuk tregojnë një vullnet të vërtetë integrimi. Jo pse përgjigja nuk është evidente, por se pse Bashkimi Europian duhet të përcaktojë se cili është rezultati më i mirë për Europën në tërësinë e saj.

Në gjithë këtë, marzhi i manovrës i Komisionit Europian është i kufizuar dhe i influencuar nga të paktën 3 faktorë. Parasëgjithash, Bashkimi Europian është bërë një projekt i hapur, për shkak të problemeve të ndryshme, të brendshme e të jashtme. Megjithatë, nëse Ballkani nuk do t’i jetë pjesë, nuk do të mund të quhet një projekt i vërtetë paqeje, prosperiteti dhe sigurie. Në radhë të dytë, influencat e huaja në rajon, sidomos ato të Shteteve të Bashkuara, Rusisë e Turqisë, po forcohen dhe shpesh janë në konflikt me interesat europiane; në shumë vende kandidatë për aderim, si edhe në disa shtete të Bashkimit Europian, këto influenca konsiderohen tashmë të pranueshme. Më radhë të tretë, bashkëpunim i rajonal po dobësohet. Ndërkohë që rriten tensionet dhe kontrastet.

Gjëja e vetme që Komisioni Europian i ri nuk duhet ta lejojë është zgjatja e kësaj situate paqartësie. Shrëbejnë përgjigje të qarta e të prera dhe politika më kurajoze. Me llogaritë e bëra, në terma të përgjithshëm, ashtu edhe për sa i përket integrimit europian, situataa në vendet e Ballkanit Perëndimor është më e keqe se disa vite më parë. Dhe motivet e optimizmit janë më të paktë nga sa Brukseli nuk dëshiron t’i shikojë apo pranojë.

(Zlatko Dizdarević për Green European Journal)

Përgatiti ARMIN TIRANA

VIDEO bonus:
Loading...