Ballina Aktualitet LSDM-ja dhe “BESA” në koalicion parazgjedhor! Kasami bartës në njësinë 6, detajet...

LSDM-ja dhe “BESA” në koalicion parazgjedhor! Kasami bartës në njësinë 6, detajet do të përmbyllen brenda javës

Deri në fund të javës pritet të zyrtarizohet koalicioni parazgjedhor mes Lidhjen Socialdemokrate të Zoran Zaevit dhe Lëvizjes “Besa” të Bilall Kasamit. Këtë për TV21 e konfirmojnë burime të larta brenda “Besës” të cilët pohojnë se gjatë fundjavës ka pasur takime mes palëve.

“Gjatë vikendit ka pasur takime intensive dhe të gjitha detajet pritet të përmbyllen brenda kësaj jave. Kryetari Bilall Kasami do të jetë bartës liste në njësinë 6, ndërsa në zonat e tjera zgjedhore ku ka shqiptarë Lëvizja “Besa” do të ketë vende të sigurta për deputetë”, thonë burime të brendshme nga Lëvizja Besa.

Nuk pritet që pjesë e këtij koalicioni të jetë edhe ndonjë parti tjetër shqiptare, thonë burime nga “Besa”. Po të njëjtat pohojnë për TV21 se shkuarja e kreut të “Besës” Bilall Kasami në SHBA lidhet me koalicionin që pritet të bëhet, e kjo për shkak se siç thonë burimet, “ky koalicion ka promotor SHBA-të dhe ata janë garant”.

Burime të larta nga LSDM konfirmojnë se janë në bisedime me “Besën”.

“Tashmë jemi në bisedime me “Besën”. Mund të pritet që këtë javë të bëhet e ditur nëse ka ose jo koalicion mes LSDM-së dhe “Besës”.

Dje TV21 nga burime të LSDM-së mësoi se brenda partisë është duke u zhvilluar debat për listat dhe se nënkryetari Muhamed Zekiri, insiston që të jetë bartës në njësinë zgjedhore 6, ku dëshiron të përballet me Ali Ahmetin e megjithatë siç mëson TV21, LSDM-ja nuk është e kënaqur me këtë ide, duke i qëndruar asaj se në zonën numër 6 bartës duhet të jetë lideri i partisë shqiptare me te cilën LSDM do të shkojë në koalicion parazgjedhor.

Në një situatë të tillë, burime nga LSDM-ja thonë se Zekiri mund të jetë i treti në listën e njësisë 2 ku bartës pritet të jetë kryeministri teknik Oliver Spasovski.

LSDM konfirmon: Jemi në bisedime me “Besën” për koalicion parazgjedhor

Burime të larta nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë konfirmojnë informacionet e TV21 se janë në bisedime e sipër me Lëvizjen “Besa” për koalicion të mundshëm parazgjedhor dhe se deri në fund të javës do të merret vesh nëse do të arrihet i njejti.

“Tashmë jemi në bisedime me “Besën”. Mund të pritet që këtë javë të bëhet e ditur nëse ka ose jo koalicion mes LSDM-së dhe “Besës”, thonë për TV21 burime të larta nga LSDM-ja.

Edhe burime nga “Besa” gjatë ditës i thanë TV21 se deri në fund të javës pritet të zyrtarizohet koalicioni parazgjedhor mes tyre dhe LSDM-së dhe se gjatë fundjavës ka pasur takime mes palëve.

“Gjatë vikendit ka pasur takime intensive dhe të gjitha detajet pritet të përmbyllen brenda kësaj jave. Kryetari Bilall Kasami do të jetë bartës liste në njësinë 6, ndërsa në zonat e tjera zgjedhore ku ka shqiptarë Lëvizja “Besa” do të ketë vende të sigurta për deputetë” thanë për TV21 burime nga “Besa”.

Nuk pritet që pjesë e këtij koalicioni të jetë edhe ndonjë parti tjetër shqiptare, thonë burime nga “Besa”. Po të njëjtat pohojnë për TV21 se shkuarja e kreut të “Besës” Bilall Kasami në SHBA lidhet me koalicionin që pritet të bëhet, e kjo për shkak se siç thonë burimet, “ky koalicion ka promotor SHBA-të dhe ata janë garant”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews