Ballina Aktualitet Kurti: Të hetohet me të gjitha kapacitetet vrasja mizore e Qerim Kelmendit

Kurti: Të hetohet me të gjitha kapacitetet vrasja mizore e Qerim Kelmendit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar paditen e sotme për vrasjen e ish -luftëtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi.

Përmes Facebook-ut, Kurti ka thënë se në kohën e paqes askush nuk duhet të jetojë me ndjenjën e frikës, ndërsa ka ftuar policinë dhe Prokurorinë që të hetojnë këtë vrasje të cilën e quan më shumë se krim, përcjell Periskopi.

Reagimi i Kurtit në Facebook

Herët nga ministria e pastaj nga mediat mësuam se është vrarë dhe djegur në makinën e tij, Qerim Kelmendi, ish ushtar i UÇK-së.

21 vjet pas luftës, në kohë të paqes, askush nuk duhet të jetojë me ndjenjën e frikës e sidomos ata që sakrifikuan më së shumti.

Policia dhe prokuroria duhet ta hetojnë me gjithë kapacitetin e tyre këtë vrasje mizore që është më shumë se krim.

@tn.lajmelokale
@tetovanews