Ballina Top Lajm “Koronavirusi u krijua në laborator, është një armë lufte biologjike”

“Koronavirusi u krijua në laborator, është një armë lufte biologjike”

Francis Boyle, profesor i të drejtës në Universitetin e llinois dhe krijues i Aktit të Armëve Biologjike, hedh hije të reja mbi virusin i cili pa dritën në qytetin kinez Wuhan.

“Koronavirusi është një armë lufte biologjike e krijuar në një laborator të Wuhanit dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë është tashmë në dijeni”.

Kjo është ajo çfarë pohon profesori në një videointervistë të dhënë saitit Geopolitics dhe Empire. Francis Boyle, profesor i të drejtës në Universitetin e Illinois, më 1989 ka hartuar Aktin për Armët Biologjike, ligjin për anti-terrorizmin në lidhje me armët biologjike.

Boyle mbështet që koronavirusi, “një armë lufte biologjike potencialisht vdekjeprurëse “, që dyshohet se “shpëtoi nga një laborator i sigurisë së lartë” në Wuhan.

Qeveria kineze fillimisht u përpoq të mbulojë çështjen, ndërsa tani po merr masa drastike për të parandaluar përhapjen e mëtejshme. Laboratori BSL-4 në Wuhan është gjithashtu një qendër kërkimore e Organizatës Botërore të Shëndetit dhe për këtë arsye, sipas Boyle, vetë OBSH-ja “nuk mund ta dinte”.

Pozicioni i profesorit të Universitetit të Illinois është në kontrast të ashpër me versionin zyrtar që koronavirusi përhapet nga tregu i peshqve në Wuhan. Sidoqoftë, ky version tashmë është kontestuar nga ekspertë të tjerë të sektorit.

Ditët e fundit, revista The Lancet kishte deklaruar se rasti i parë i infeksionit që daton nga 1 dhjetori dhe se personi i infektuar nuk kishte shkuar kurrë në tregun e peshkut Wuhan.

Nga 41 rastet e para të ekzaminuara nga ekipi kinez i kërkimit i udhëhequr nga Chaolin Huang, nga spitali Jin Yin-tan në Wuhan, 27 persona (66%) kishin qenë në atë treg që nga 10 dhjetori. (tgcom)

@tn.lajmelokale
@tetovanews