Ballina Top Lajm Koronavirusi, shënohet viktima e parë në Europë

Koronavirusi, shënohet viktima e parë në Europë

Në Europë u shënua vdekja e parë nga koronavirusi që ka frikësuar botën. Bëhet fjalë për një turiste kineze 80-vjeçare. Gruaja që kishte ardhur nga province e Hubeit, ndërroi jetë në Francë. Numri i jetëve të humbura nga virusi i ri shkoi në 1523, e nga 143 vdekjet e reja, pjesa dërrmuese ishin në epiqendrën e sëmundjes, Wuhan.

500 raste të reja të infektuara u raportuan dhe jashtë Kinës. Autoritetet kineze kanë vendosur që të fusin në karantinë të detyrueshme për 14 ditë të gjithë udhëtarët që kthehen në Pekin, kush kundërshton, rrezikon ndëshkimin.

Nuk është ende e qartë nëse kjo masë do të aplikohet edhe për banorët jorezident të Pekinit, apo për udhëtarët e huaj. Pothuajse të gjitha vdekjet nga virusi kanë ndodhur në Kinë edhe pse në Hong Kong, Japoni dhe Filipine po ashtu është konfirmuar vdekja e pacientëve.

Kina po zbaton një sërë masash për të mbajtur nën kontroll virusin. Provinca Hubei, që konsiderohet si epiqendra e virusit, qytetet dhe një popullsi prej më shumë se 60 milionë banorësh janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, teksa linjat e transportit dhe aktivitetet publike janë pezulluar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews