Ballina Shëndeti Koronavirusi hyn në një fazë të re: Shumëfishohen rastet jashtë Kinës, Korea...

Koronavirusi hyn në një fazë të re: Shumëfishohen rastet jashtë Kinës, Korea e Jugut dhe Japonia, në alarm

Numri i të infektuarve nga koronavirusi në Korenë e Jugut u rrit sipër 200, në Singapor dhe Japoni kanë kaluar 85 dhe janë mbi 600 persona të tjera nga anija turistike që ankoroi në portin e Tokjos.

Ndërkohë që rastet e koronavirusit shtohen, ekzistojnë shqetësime se epidemia po hyn në një fazë të re.  Ndërkohë që Kina ka numrin më të madh të të infektuarve dhe vdekjeve, po shfaqen shenja të reja se infeksioni po përhapet më shpejtë në shtete të tjera aziatikë.

Aktualisht, Kina qëndron epiqendra e krizës, me 75,000 të infektuar dhe mbi 2,200 vdekje.   Megjithatë, ndërkohë që numri i rasteve të reja po bie, vëmendja është zhvendosur tek shtetet e tjera, ku numri po përshpejtohet.  Virusi që u shfaq në Dhjetor 2019, nuk është kthyer ende në një pandemi, që përcaktohet si një situatë ku virusi përhapet në disa kontinente. Deri më tani, numri jashtë Kinës qëndron i vogël.  Nga 2,247 vdekje të regjistruara deri më tani, vetëm 11 kanë ndodhur jashtë Kinës.

Megjithatë, numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm këtë javë.   Korea e Jugut pësoi një dyfishim të numrit të të infektuarve brenda 24 orëve. Situata është më alarmante në Japoni, që është kthyer në një nga vendet me më shumë rrezik jashtë Kinës për përhapjen e koronavirusit.

Qeveria e Japonisë është kritikuar për reagimin e ngadaltë në ndalimin e vizitorëve nga Kina dhe për shkujdesjen mbi karantinën 14 ditore të anijes turistike në Tokjo, që mbante 3,700 pasagjerë. Prej tyre, 636 janë konfirmuar me virus dhe 2 kanë vdekur. Në Singapor, ku ndodhen 80 të infektuar, norma e rasteve të reja ka qenë e qëndrueshme dhe 37 pacientë janë shëruar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews