Ballina Bota Koronavirus, alarm dhe në futboll, Federata kineze pezullon të gjitha ndeshjet e...

Koronavirus, alarm dhe në futboll, Federata kineze pezullon të gjitha ndeshjet e vitit 2020

Koronavirus ka tmerruar çdo vend të botë dhe alarmi e masat e ndërmarra janë të mëdha.

Koronavirus vazhdon të ndikojë në botën e sportit, pas shtyrjes së kampionatit Botëror të Atletikës (në sallë), ekipi kombëtar i femrave në futboll është në karantinë në një hotel.

Frika nga inferktimi nga ky virus ka ndalur shumë aktivitete sportive, duke filluar nga moto-sportet e deri te ski-ja.

Tashmë ka ardhur dhe radha e futbollit që të ndalet.

Federata Kineze e futbollit ka vendosur që për momentin të shtyjë të gjitha ndeshjet e planifikuara për vitin 2020, për shkak të epidemisë që po tmerron botën. Ka qenë vetë Federata, e cila e ka komunikuar zyrtarisht këtë vendim.

@tn.lajmelokale
@tetovanews