Ballina Aktualitet Lajme Korçë/ 30-vjeçarja ra nga kati i 6-të, reagon policia: Dyshohet se është...

Korçë/ 30-vjeçarja ra nga kati i 6-të, reagon policia: Dyshohet se është vetëhedhur

Policia e Shtetit ka nxjerrë detaje për ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në Korçë, ku një vajzë ra nga kati i gjashtë i një ndërtese.

Bëhet fjalë për një 30-vjeçare, për të cilën dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i një lokali, ambientet e të cilit ndodhen në katin e 6-të.

Për pasojë, e reja ka përfunduar në katin e dytë të kësaj ndërtese, ndërsa mësohet se ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

@tn.lajmelokale
@tetovanews