Ballina Aktualitet Koalicioni ASH – Alternativa: Veprimtari i ASH-së nga Komuna e Bogovinës kalon...

Koalicioni ASH – Alternativa: Veprimtari i ASH-së nga Komuna e Bogovinës kalon në Lëvizjen BESA

Aktivisti i ASH-së nga Bogovina Elvis Mirtezani edhe zyrtarisht sot ka kaluar në Lëvizjen BESA, mëson TS. SIç thotë vet ai shkaku i këtij kalimi ëshë taktizimet e koalicionit ASH-AAA.

“Të nderuar shokë, miq dhe dashamirë. Duke marrë parasysh mospërfilljen e bazës partiake apo strukturës partiake nga Aleanca për Shqiptarët për koalicionim dhe taktizimet e disa individëve në këtë parti, un edhe zyrtarisht kaloj në subjektin më serioz dhe konzistent në politikat e saja me në krye liderin më transparent në skenën politike shqiptare në RMV, Lëvizjen BESA me në krye Bilall Kasamin.

Apeloj edhe tek të tjerët që nuk mund të marrin guximin dhe të pranojnë të vërtetën, të dalin dhe të përkrahin Lëvizjen BESA, partinë e vërtetë opozitare” ka shkruar Mirtezani, përcjell TS.

Ndryshe deri tani kemi vetëm një koalicion tek shqiptarët edhe atë ASH- AAA dhe nuk dihet nëse do të ketë edhe koalicione tjera mes partive politike shqiptare apo ndonjë koalicion me LSDM-në e Zoran Zaevit./TS/

VIDEO bonus:
Loading...