Ballina Aktualitet Koalicionet, Zaevi “flirton” me partitë shqiptare

Koalicionet, Zaevi “flirton” me partitë shqiptare

Meqenëse koalicioni trepalësh ndërmjet ASH-së, Alternativës dhe Lëvizjes Besa është larg realizimit, kreu i LSDM-së Zoran Zaev, shprehet i gatshëm të bisedoj me të gjitha partitë shqiptare. Ai tha se marrëveshje parazgjedhor me partitë shqiptare që nuk kanë qenë deri më tani pjesë e koalicionit me ta, do t’i shkonte përshtati motos së socialdemokratëve: “Një shoqëri për të gjithë”.

Të gjithë mes veti bisedojnë! E them këtë se ne bisedojmë, Mickoski bisedon, Ahmeti, Ziadin, Bilalli, Afrimi, Menduhi. Të gjitha partitë politike bisedojnë. E dini që një ditë këto duhet të publikohen. Unë kam biseduar me të gjithë partnerët tanë standard të koalicionit, natyrisht bisedoj edhe me paritë tjera politike që deri më tani nuk kanë qenë pjesë e jona, por do të jenë. Unë jam mik i mirë me të gjithë, subjekti im politik që e udhëheqi bashkëpunon me të gjithë. Zotëri Mickoski, për fatin e tij të keq, nuk mund as të paramendoj për këto bashkëpunime për shkak të nacionalizmit që e kanë- deklaroi Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.

https://youtu.be/TVIrZakmrYI

Ndërkaq, kreu i VMRO-së Hristian Mickoski tha se janë në bisedime me një pjesë të partive të afërta që aktualisht janë në koalicion me LSDM-në. Ai nuk përmendi bisedime me partitë shqiptare.

Bisedojmë me më shumë subjekte politike, ato që janë pjesë e koalicionit ‘Për ripërtëritje të Maqedonisë’ tani më e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë koalicion. Në këtë periudhë do ta shohim mënyrën e bashkëpunimit në të ardhmen. Ka edhe parti të tjera, të cilat duan të bashkëpunojnë. Një pjesë e tyre janë edhe nga mesi i tryezës katër palësh të shtabit të LSDM-së, me Nikollovskin, Lupçen, Zaevin dhe Llukarevskën. Bisedojmë edhe me ta, kjo është politika- deklaroi Hristian Miskoski, Kryetar i VMRO DPMNE-së.

Kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami tha Sela me Gashin bënë një hap të gabuar që nuk u morën vesh me ta për koalicion trepalësh, por shprehet se janë të gatshëm të ulen në tryezë për të rishikuar mundësitë për t’i bashkuar forcat para zgjedhjeve.

Ne vazhdojmë aktivitet tona opozitare, por sigurisht se atë që e kërkon votuesi opozitar ne asnjëherë nuk do ta dëshpërojmë dhe ne jemi të gatshëm, ashtu si e treguam të tejkalojmë vetveten edhe në këtë rast edhe pse vlerësojmë se kanë bërë një hap të gabuar, ne jemi të gatshëm që edhe me tutje të ulemi mbi parimet e një partneriteti të plotë që të bisedojmë për një bashkëpunim eventual parazgjedhor- tha Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes Besa.

Pas qëndrimit publik të Lëvizjes Besa, reaguan me shkrim edhe nga Aleanca për Shqiptarët.

Aleanca për Shqiptarët

“Aleanca për Shqiptaret nuk do të lejojë të jetë mjet në duart e asnjë subjekti tjetër politik me qellim mbijetese në skenën politike por ka qenë, është dhe do të jetë mjet në duart e shqiptarëve për të sjellë ndryshimin, fitoren dhe dinjitetin e humbur ndër shqiptarët.”

Partitë politike do të kenë afat deri më 17 mars që listat me kandidaturat e tyre për këtë garë t’i dorëzojnë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

@tn.lajmelokale
@tetovanews