Ballina Teknologji Kina vlerëson “pushtimin” e Europës me 5G, SHBA: Import i autokracisë dixhitale

Kina vlerëson “pushtimin” e Europës me 5G, SHBA: Import i autokracisë dixhitale

Huawei Technology ka siguruar pozicionin e saj si ofruesi më i kërkuar i pajisjeve telekomunikuese 5G, megjithë presionin e fortë nga qeveria amerikane për të frenuar punën e gjigantit të teknologjisë kineze, raporton China Daily.

Sipas titullit “Huawei Secures, 5G me kontrata në të gjithë botën” të botuar të shtunën, raportohet se më shumë se gjysma janë nga Evropa në mesin e 91 kontratave tregtare 5G të nënshkruara deri më tani nga Huawei.

Analistët thonë se kontratat gjithnjë në rritje tregojnë se Huawei ka fituar besimin e shumë operatorëve të huaj të telekomit me aftësitë e saj teknologjike, dhe akuzat për siguri nga ana e Uashingtonit nuk kanë arritur të bindin madje disa prej aleatëve të saj më të afërt në SHBA, sipas China Daily.

Huawei Technology thotë se 91 marrëveshje tregtare 5G përfaqësojnë një rritje prej gati 30 përqind gjatë vitit të kaluar.

Ata deklarojnë se 47 nga kontratat 5G janë nga Evropa, 27 nga Azia dhe 17 nga rajone të tjera.

Huawei njofton se do të investojë 20 milion dollarë në aplikacione inovative 5G gjatë pesë viteve të ardhshme.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi, javën e kaluar gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, nxiti që vendet pjesëmarrëse të shmangnin gjigantin e teknologjisë kineze Huawei ndërsa ndërtojnë rrjete celulare të gjeneratës tjetër.

“Kina po përpiqet të eksportojë autokracinë e saj dixhitale përmes gjigantit të telekomunikacionit Huawei,” tha ajo.

Sipas saj, shtetet nuk mund të transferojnë infrastrukturën e tyre telekomunikuese në Kinë për qëllime financiare.

“Një lëshim i tillë i pamatur do të inkurajonte vetëm Xi-në (presidentin kinez), i cili minon vlerat demokratike, të drejtat e njeriut, pavarësinë ekonomike dhe sigurinë kombëtare,” tha Pelosi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews