Ballina Bota Italia në alarm nga koronavirusi: Konfirmohen 16 raste të reja në orët...

Italia në alarm nga koronavirusi: Konfirmohen 16 raste të reja në orët e fundit

Arrin në 16 numri i të infektuarve nga koronavirusi në Itali. Të infektuarit janë të shpërndarë në 2 rajonet veriore, ku shumica e të infektuarve 14 persona janë regjistruar në Lombardi e 2 në Veneto.

Në alarm janë 9 qyteza të këtyre dy rajoneve, ku masat më ekstreme janë marrë në 3 prej tyre, pranë Milanos. Në qytezën e Kastilione d’Adas një 36-vjeçar është në gjendje të rëndë në spital.

Ai ka infektuar edhe bashkëshorten shtatzënë. 36-vjeçari është menaxher në një firmë tregtare që furnizohet nga Kina.

Dyshohet se virusin e ka marrë pas një dreke pune me sipërmarrës kinezë, para më shumë se 10 ditësh. Disa persona që kanë qëndruar pranë tij rezultojë po ashtu të infektuar.

Kastilione d’Ada, e ndodhur 50 km në jug të Milanos po ashtu edhe Kodonjo e Kazalpusterlengo, ku ndodhen të infektuarit e tjerë kanë mbyllur shkollat, baret, institucionet publike, ndërsa mbi 35 mijë banorëve u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi.

Virusi është përhapur në 28 vende të botës. Rreth 2240 janë viktimat me afro 76 mijë të infektuarit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews